Publikuar më 09 Декември, 2016 në Lajme, Lajme
Futbollistët
e përfaqësueses A të Maqedonisë të ftuar në kampin selektiv sot kanë nisur përgatitjet
për dy ndeshjet kontrolluese me futbollistët e selektuar në përfaqësuesen U 21
të drejtuar nga Bllagoja Milevski.
Nga lista fillestare e seleksionuesit Igor Angellovski në përgatitjet dhe ndeshje nuk do të jenë të pranishëm Ferhan Hasani i Shkëndijës i cili për shkak të lëndimit nuk luajti edhe për ekipin e tij në ndeshjen e fundit të Kupës së Maqedonisë. Hasani u paraqit në grumbullimin e sotëm, mirëpo pas testeve plotësuese mjekësore u vendos se ai nuk mund të jetë në shërbim të Angellovskit. David Babunski për shkak të angazhimeve në ekipin e tij Crvena Zvezda gjithashtu nuk do të jetë në kombinim për këto ndeshje testuese.
“Kjo është mundësi e re që futbollistët e rinjë të tregojnë se kanë kualitet të jenë në ekipin më të mirë dhe të dëshmojnë se te ta mund të llogarisim seriozisht për të ardhmen. Disa prej tyre tani më kanë paraqitje për përfaqësuesen A, mirëpo kjo është mundësi e mirë të mblidhemi sërish dhe të ndërtojmë besim në qëndrimet tona. Kemi thënë se qëllimi ynë parësor është t’u japim shans futbollistëve të ri dhe ky është një prej ato hapa. Shpresoj të nxjerim shumë gjëra pozitive nga ky kamp dhe ndeshjet që pasojnë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski.
Ndeshja e parë është të hënën (12.12.2016) në orën 13:00 në terenin me bar sintetik në lagjen Gjore Petrov të Shkupit.