Igor Angellovski: Me rëndësi është të kthejmë vetëbesimin

Publikuar më 14 Јануари, 2016 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angelovski vlerëson se dy ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Bullgarinë do të jenë test i vërtetë për mundësitë e përfaqësueses që ai drejon.

Angellovski është në kontakt të vazhdueshëm me reprezentuesit dhe shpreson që të jenë në formë të mirë garuese për ndeshjet e forta kontrolluese.

“Më vjen mirë që kemi arritur akordin për dy ndeshje të forta kontrolluese kundër Sllovenisë në teren mysafir dhe në Shkup kundër Bullgarisë. Përfaqësuesja e Sllovenisë posedon shumë cilësi, kundër Ukrainës në balotazhin për kualifikim në Kampionatin Evropian ishin tërësisht të barabartë, ndërsa rezultatet që shënojnë në disa vitet e fundit flasin mjaftueshëm për kualitetin dhe avansimin e ekipit përfaqësues të Sllovenisë. E njëjta vlen edhe për Bullgarinë, vlerësoj se ajo ndeshje do të jetë test i shkëlqyeshëm për ne. Me rëndësi është ta kthejmë vetëbesimin. Me gjithë lojtarët e ekipit tonë jam në kontakt të vazhdueshëm, më vjen mirë për transferimin e Nestorovskit në Palermo, ndërsa shpresoj që mos të zgjasë shumë paqartësia për të ardhmen e disa lojtarëve si Mojsov dhe Triçkovski, të cilët uroj të gjejnë shpejt klube të reja. Për të gjithë e rëndësishme është të jenë në formë të morë garuese. Në ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Bullgarinë nuk do të thëras lojtar nga përfaqësuesja U 21 e cila ka jashtëzakonisht ndeshje të rëndësishme. Prandaj mundësinë që të ftojmë ndonjë prej tyre do ta shfrytëzojmë në terminin maj-qershor, kur sërisht do të kemi ndeshje të forta kontrolluese”, deklaroi Angellovski.

Ndeshja Slloveni-Maqedoni është caktuar të luhet ma 23 mars në Koper, ndërsa 6 ditë më vonë në Shkup e presim Bullgarinë.



   
   
Reprezentacioni A