Publikuar më 15 Март, 2021 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski pasi publikoi listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet me Rumaninë (25 mars, Bukuresht), Lihtenshtajnin (28 mars, Shkup) dhe Gjermaninë (31 mars, Duizburg) në kuadër të kualifikimimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022 thotë se futbollistët e thirur janë pjesë e ekipit për një periudhë më të gjatë bashkë dhe meritojnë vend në ekipin përfaqësues.
"Lista është përbërë nga lojtarë që ishin pjesë e përfaqësueses tashmë një periudhë më të gjatë kohore. Mund të vërehet se 99% e futbolistëve të ftuar janë të njejtët që më herët bartën barën kryesore, luajtën në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret për Kampionatin Europian dhe arritën që vendit arritën t'i sjellin suksesin historik kualifikimin në EURO 2020, për herë të parë në histori në konkurencë të seniorëve, diçka që kemi pritur prej pavarësisë së shtetit.
Si njeri dhe si seleksionues, asnjëherë nuk do të ja merrja të drejtën dikuj të jetë pjesë e ekipit përfaqësues, nëse atë e meriton edhe me sjelljen ndaj fanellës edhe me rezultatet e arritura përmes punës së madhe shumëvjeçre," shprehet Igor Angellovski.