Publikuar më 24 Август, 2016 në Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë pasi
shpalosi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Shqipërinë ka dhënë
opinionin e tij për formën e ekipit dhe pritjet për ciklin e ri kualifikues.
“Jemi në prag të ciklit të ri kualifikukes në të cilin pres që përfaqësuesja e Maqedonisë të shënojë rezultate më të mira në krahasim me dy ciklet paraprake. Pa marrë parasysh forcën e përfaqësueseve që kemi në grup besoj se këta futbollistë janë të gatshëm dhe kanë kualitet për të bërë këtë”, tha Angellovski duke vijuar:
“Vëmendjen kemi të kthyer kah ndeshja me Shqipërinë, më gëzon forma momentale e të gjithë futbollistëve të ftuar dhe shpresoj se ditët e ardhshme do të kemi stërvitje të qeta dhe përgatitje kualitative pa lëndime. Hyjmë maksimalisht të angazhuar dhe do të mundohemi gjithë këtë ta bartim në teren me qëllim të hapim mbarë kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Më vjen keq që Aleksandar Trajkovski për shkak të lëndimit nuk është në mundësi për të ndihmuar në këtë ndeshje, mirëpo shpresoj të rekuperohet shpejtë dhe ta kemi të gatshëm në tetor.
Atë që kam paralajmëruar prej më parë, se pjesa më e madhe e futbollistëve të përfaqësueses U 21 do të kyçen në përfaqësuesen A, ende është qëndrimi im, mirëpo para tyre janë dy ndeshje kyçe për për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe shpresoj të kenë sukses”, përfundoi press konferencën seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonsië, Igor Angellovski.