Publikuar më 24 Јуни, 2016 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ishte i pranishëm në dy
ndeshje të Kampionatit Evropian në Francë dhe ndoqi live duelet e rivalëve tanë
për ciklin e ardhshëm eliminator për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit
2018. Udhëheqësi i ekipit më të mirë përfaqësues në Lion ndoqi ndeshjen ndërmjet
Italisë dhe Belgjikës, ndërsa pa direkt edhe triumfin e Francës kundër Shqipërisë
në ‘Velodrom’të Marsejës. “
“Përfaqësuesja e Shqipërisë me të vërtetë la përshtypje të fuqishme në paraqitjen debutuese në një garë të madhe. Në dy ndeshje të barabarta, kanë humbur nga Franca dhe Zvicra, ndërsa nuk do të ishte pa merritë nëse kundërshtari ynë i parë për kualifikimet e botërorit do të kishte siguruar rezultat pozitiv kundër favoritëve të grupit. Fitorja kundër Rumanisë vetëm vërtetoi kualitetin e tyre. Funksionojnë si kolektiv, maksmialisht të diciplinuar dhe të vendosur shkëlqyeshëm. Shqipëria nuk ka ndonjë yll ekstra në ekip, mirëpo qartë shihet se kolektivi është mbi të gjitha dhe kjo u sjell rezultat”, thotë Angellovski.
Seleksionuesi i Maqedonisë thekson se Shqipëria ka edhe anët e saj të dobëta të cilat duhet të shfrytëzohen në tentimin për të hapur me rezultat pozitiv kualifikimet në muajin shtator.
“Rezultatet e Shqipërisë nuk duhet të na frikësojnë, përkundrazi, duhet të na motivojnë në mënyrë shtesë. Detyra jonë është të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit, secili duhet të merr pjesën e tij të përgjegjësisë. Kemi ambient të shkëlqyeshëm për punë, adrenalini është në nivel të lartë, e jona është të përgatitemi sa më mirë dhe të luajmë për futbollin e Maqedonisë”.
Igor Angellovski dha mendimin e tij për ndeshjen që u zhvillua në Lion ndërmjet Italisë dhe Belgjikës, me italianët që sipas seleksionuesit Angellovski sërish provojnë se janë përfaqësuese për gara të mëdha.
“Italia në dy ndeshjet e para ishte e shkëlqyeshme. Taktikisht fantastikë të diciplinuar, me kontroll të shkqlyeshëm të lojës së kundërshtarit dhe me meritë mundën belgët. Italia edhe një herë ka vërtetuar se është përfaqësuese për gara të mëdha. Asnjëherë nuk duhet të eliminohen para kohe edhe pse në fazën e eliminimit kanë orar shumë të vështirë. Ndeshjet e Italisë gjithmonë janë interesante për analizë, posaçërisht për ekipin që përgatiti skautingun e tyre”.
Në fund seleksionuesi i Maqedonisë dha komentin e tij për atmosferën në kampionatin Evropian dhe tifozët që mbështesin përfaqësueset e tyre.
“Festival i vërtetë i futbollit. Me shumë dashur për vendet e tyre tifozët mbështesin ekipet përfaqësuese edhe atëherë kur nuk janë duke luajtur në nivelin e tyre të dëshiruar, si Belgjika kundër Italisë. Shpresoj se për shtetin e Maqedonisë, tifozët maqedonas do ta mbështesin përfaqësuesen, ndërsa reprezentuesit do të japin gjithçka nga vetja kur luajnë për fanellën e Maqedonisë”, përfundoi Angellovski.