Igor Angellovski: Humbëm nga rival i fortë, përgjegjësia e imja

Publikuar më 02 Јуни, 2016 Lajme


Pas disfatës nga Irani, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dha mendimin e tij për takimin e humbur 1:3 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

“Irani konfirmoi klasin, jashtëzakonisht përfaqësuese e fortë. Në momente të caktuara u munduam t’u kundërvihemi, mirëpo nuk arritëm. Bëmë disa gabime individuale, kundërshtari shkëlqyeshëm mbyllte dhe vështirë arrinim deri te zona e tyre e rrezikut. Zgjedhja e futbollistëve dhe pozitat e tyre janë vendime të mijat, nëse dikush kërkon fajtor atëherë le të drejtojë gishtin kah unë. Atë që e dij, ndërsa besoj edhe gjithë ata që i mendojnë mirë kësaj përfaqësueseje është se na pret edhe shumë punë dhe momente të reja, shpresoj pozetive. Kemi ekip të ri, lojtar që janë të etshëm për të arritur sukses dhe unë i kuptoj në tërësi. i kuptoj. Sot kemi humbur nga një përfaqësuese kualitative, shkojmë më tej”, deklaroi Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A