Igor Angellovski: Entuziazmin nga stërvitjet ta bartim në ndeshje

Publikuar më 02 Септември, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore në vigjilie të fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror Rusi 2018 dhe ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa seleksionuesi Igor Angellovski ka shprehur vlerësimin e tij për përgatitjet e deritashme dhe pritjet për ndeshjen në Shkodër.

“Më e rëndësishme  për mua në këtë moment është që futbollistët janë të shëndoshë dhe kemi realizuar stërvitjet sipas planit paraprak. Më gëzon fakti që atmosfera në ekip është në nivel të lartë, të gjithë sillemi maksimalisht serioz, ndërsa në të njëjtën kohë egziston një harmoni ndërmjet futbollistëve dhe stafit teknik. Kemi edhe shumë pak kohë deri në ndeshjen e parë kualifikuese dhe tani na mbetet t’i përkushtohemi ndeshjes, një lufte të madhe të cilën në fakt po e bëjmë. Maqedonia do të kërkojë rastin e saj dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të limituar kundërshtarin dhe të marrim rezultat pozitiv. Për mua shumë e rëndësishme është prania e entuziazmit në stërvitje dhe dua të njëjtën ta bartim në terenin në Shkodër. Nuk dyshoj se futbollistët do të japin gjithçka nga vetja, pa marrë parasysh kush do të fillojë takimin. 11-shen e parë do ta vendosim pas stërvitjes zyrtare në Shqipëri”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski. 



   
   
Reprezentacioni A