Igor Angellovski: Besoj se kemi forcë dhe dëshirë të jemi të mirë kundër Spanjës

Publikuar më 09 Ноември, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 12 nëntor në Granada do të luajë ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. Pas stërvitjeve të zhvilluara në Shkup, seleksionuesi i ekipit më të mirë përfaqësues Igor Angellovski thotë se e gëzon atmosfera e mirë dhe përkushtim i lojtarëve.

“Më gëzon fakti se futbollistët janë të përkushtuar në stërvitje dhe pa problem realizojnë detyrat e dhëna. Kaptenit Pandev mbrëmë i dhamë pak pushim, mirëpo me Goranin gjithçka është ok, do të jetë i gatshëm për ndeshjen. Si seleksionues i përfaqësueses patjetër të mbaj llogari për shëndetin e futbollistëve dhe formën e tyre garuese, pa marrë parasysh për cilin bëhet fjalë. Kundërshtari ka kontinuitet, stil të njohur të lojës, janë shumë agresivë dhe kompaktë. Thash se ndoshta do të duhet të jemi në nivelin më të lartë të lojës në krahasim se sa me Italinë, besoj se kemi forcë dhe dëshirë për të qenë të mirë në duelin në Granada”, u shpreh seleksionuesi Angellovski, duke shtuar.

“Dua të potencoj se është pozitiv fakti që sulmuesit janë efikas dhe shënojnë gola. Kjo gjithsesi se do të ndikojë në vetëbesimin e tyre. Futbollistët janë në situatë të mirë, ndërsa deri në ditën e ndeshjes do të vendosim për formacionin që do nisë takimin”, përfundoi Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A