Publikuar më 22 Март, 2016 në Lajme, Lajme
Reprezentuesi i Maqedonisë dhe një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës sllovene Mariborit, Agim Ibraimi vlerëson se ndeshje kundër Sllovenisë do të jetë test i mirë për të ekipin tonë përfaqësues.
“E dijmë se Sllovenia gjithmonë ka patur përfaqësuese të mirë dhe para se gjithash kanë shumë futbollistë kualitativë të cilët janë dëshmuar me kualitet në skuadra të mëdha. Mirëpo, tani kundër neve mensoj se do të kenë ndryshime në formacion, mendoj se mundësi për të luajtur do të kenë disa futbollistë të rinjë, shofim se ftesë kanë marrë disa lojtarë në kampionati slloven. Ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe ndryshimet pozitive që ka sjellë seleksionuesi i ri, për t’i plotësuar detyrat që do na caktohen dhe të dalim me sukses në ndeshjen kundër sllovenëve”, deklaroi Agim Ibraimi.
Ivan Triçkovski thotë se atmosfera është e shkëlqyeshme, ndërsa shpreson se nuk do të mungojë rezultati pozitiv në transfertën në Koper.
“Të gjithë jemi të kënaqur dhe të lumtur që jemi bashkë në përfaqësuese, ndërsa një prej arsyeve më të rëndësishme është rikthimi i Goran Pandevit. Shpresojmë të mbajmë këtë atmosferë pozitive, punojmë mirë dhe nuk ka arsye për të mos vazhduar me këtë tempo për të arritur rezultat pozitiv”, deklaroi Ivan Triçkovski.