Publikuar më 12 Декември, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U21, Bllagoja Milevski bashkë me stafin e tij teknik në Ohër zhvillojnë kamp stërvitor me futbollistë të moshës deri 20 vjeç që luajnë në kampionatin vendor.
Nga futbollistët e ftuar fillimisht, seleksionuesi Milevski shkaku i lëndimeve ka liruar lojtarët e Vardarit, Ali Adem dhe Bojan Kolevski, ndërsa përfundimisht bie nga lista për motive të njejta edhe futbollisti tjetër i Vardarit, Xhemal Ibishi. Ndërkohë futbollistëve që bëhen gati për sfidën testuese të shtunën me Rabotniçkin në Ohër, sot u është bashkuar lojtari i Tikveshit, Mario Ilievski.
Ndeshja testuese ndërmjet Maqedonisë U20 dhe Rabotniçkit luhet të shtunën në Ohër me fillim në orën 13:00.