Humbje e përfaqësueses U 18 në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Hungarisë

Publikuar më 30 Октомври, 2014 Lajme

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka humbur minimalisht 1:0 nga Hungarian ë ndeshjen e dytë kontrolluese.

Dueli u luajt në ‘Tilki’, qendrën stërvitore të Federatës së futbollit të Hungarisë në Budapestë. Golin e vetëm për përfaqësuesen vendase e shënoi Hursan në minutën e 48-të.

Ndeshja filloi me iniciativë të Hungarisë, në minutën e tretë përmes Imtres kishin kansoje të rrezikshme drejt portës së Celevskit, mirëpo pa realizim. Pas iniciativës fillestare të përfaqësueses vendase, në periudhën prej minutës së 10-të deri në të 20-ën Maqedonia balansoi lojën dhe u transferua në pjesën kundërshtare, mirëpo pa mundur të krijojnë ndonjë mundësi më të mirë shënimi. Për tu përmendur është goditja e Jevtovskit, ndërsa në minutën e 30-të u kanos edhe Mejdi, mirëpo pa realizim, duke shkuar në pushim me barazim pa gola.

Vetëm sa filloi pjesa e dytë kapiteni i Maqedonisë Petar Petkovski lëshoi goditje fantastike drejt portës kundërshtare, mirëpo nuk kishte fat t’i gëzohet golit. Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të pas një harkimi në zonë, më së larti kërceu Hursan që shënoi golin e fitores për Hungarinë. Ky ishte edhe rasti i fundit për të dyja përfaqësueset, pasi deri në fund loja ishte e nivelizuar dhe pa mundësi shënimi.

Në këtë ndeshje shansë për të luajtur morën të gjithë futbollistët:

Bobi Celevski, Shaip Tela, Milan Aleksiq, Enis Dervishi, Besart Iseini (Ramzifaik Selmani 55’), Igor Perçinkov (Din Alaomeroviq 70’), Sashe Shopovski, Stefan Jevtovski (Rexhepi 45’), Ylber Mjedi (Gjogjiev 70’), Petar Petkovski, Martin Mirçevski.

“Sërisht pranuam gol nga ndërprerja. Nuk jam i kënaqur nga loja e futbollistë të mi. Në këtë ndeshje edhe arbitrat sikur ishin në anën e përfaqësueses vendase. Shpresoj në të ardhmen të luajmë më mirë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.



   
   
Reprezentacioni A