Publikuar më 03 Септември, 2020 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë fatkeqësisht humbi në arenën “Todor Proeski” nga Spanja me rezultat 0:1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Favoriti i madh, Spanja nga penalltia në minutën e 82-të erdhi deri te avantazhi, Dimitar Mitrovski në minutën e 88-të nuk shfrytëzoi rastin më të mirë për përfaqësuesen tonë.
Shpresat tona zhvilluan ndeshjen shumë të mirë dhe ishin në prag për të fituar pik kundër kampionit europian dhe lidër të grupës. Spanja tashmë është lidër i sigurt me 16 pikë, para Izraelit me 8 dhe Maqedonisë me 7 pikë.
Dueli ndërmjet dy përfaqësueseve kaloi në një nivel, seleksionuesi jonë Blagoja Milevski e kishte vendosur mirë lojën tonë dhe ishmi të sigurt në mbrojtje. Në pjesën e parë nuk kishte asnjë goditje në kuadër të portës.
Goditja e parë drejt portës në këtë ndeshje u bë në minutën e 58-të, kur Vilar goditi, ndërsa Jankov ishte në vendin e duhur.
Një pakujdesi solli një gol për Spanjën. Në minutën e 81, Serafimov brenda zonës së rreptësisë rrëzoi mbrojtësin Pipa, ndërsa përgjegjësinë e mori Duro dhe solli epërsi për favoritin në letër.
Në minutën e 88-të, portieri Martinez pas një rrëmuje bëri një faul, ndërsa arbitri akordoi penallti për përfaqësuesen tonë. Përgjegjësinë e mori Dimitar Mitrovski, por portieri spanjoll arriti të mbrojë penalltinë e përfaqësueses së Maqedonisë.
MAQEDONI – SPANJË 0:1 (0:0)
Arena “Todor Proeski” në Shkup. Shikues: / . Arbitër: Horatiu Fesnic (Rumani). Golashënues: Duro (P) 83’. (SPA). Kartona të verdhë: Zdravkovski, Antovski, Serafimov, Çurlinov (MAQ), Gomez, Vilar, Sanmartin, Martinez, Zubimendi (SPA).
MAQEDONIA: Jankov, Antovski, Todorovski, Rufati, Serafimov, Fazlagiq (62’ Ackovski), Grozdanovski, Zdravkovski (85’ Daci), Mitrovski, Çurlinov (85’ Jovanov), Ristovski (72’ Toshevski).
SPANJA: Martinez, Pipa, Sanmartin, Klemente, Miranda, Zubimendi (90’ Mankajola), Alenja (55’ Vilar), Puxh, Martin (70’, Pedri), Poco (70’ Antonin), Gomez (46’ Duro).