Humbje e hidhur, Maqedoni-Iran 1:3

Publikuar më 02 Јуни, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë humbi 1:3 nga Irani në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Formacioni kualitativ i miqve me meritë u gëzua, duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtjen tonë. Serdar Azmun shënoi hat trik, ndërsa Aleksandar Trajkovski ishte autor i golit për Maqedoninë.

Mundësinë e parë për të shënuar e kishte Maqedonisë, kur në minutën e dytë kapteni Goran Pandev lëshoi goditje drejt portës kundërshtare, mirëpo për pak skaj shtyllës. Mysafirët u kanosën rezikshëm në minutën e shtatë, mirëpo portieri ynë Stole Dimitrievski bllokoi goditjen e Ezatollahit, duke shpëtuar gol të sigurtë. Megjithatë, pas rivënies nga këndi reagim i dobët i mbrojtjes tonë, ndërsa në pesëmetërsh i vetmuari Serdar Azmun lehtë realizoi për 0:1 pas 8-të minutave lojë.

Maqedonia shpejtë u përgjigj dhe u kthye në ndeshje, kur në minutën e 10-të Pandev nisi aksionin në 30-të metra larg portës së Iranit, me pak fat topi arriti deri te Aleksandar Trajkovski, ndërsa futbollisti i Palermos goditi saktë për barazim 1:1.

Irani në minutën e 20-të sërish shfrytëzon gabim në mbrojtjen tonë, kur Zajkov humb topin, duke i dhënë mundësi të re Serdar Azmunit për të shënuar golin e dytë. Deri në fund të pjesës së parë u mundua Ivan Triçkovski, mirëpo goditja e tij nuk ishte kanosje serioze për portën mysafire.

Në pjesën e dytë seleksionuesi Igor Angellovski u dha mundësi futbollistëve nga pankina, duke inkuadruar në lojë David Babunskin, Besir Demirin, Dejan Peshevskin, Nikolla Gjorgjievin, Leonard Zhutën dhe Ilija Nestorovskin, mirëpo pa mundur të rrezikohet kundërshtari kualitativ. Në minutat e para u munduam të bëmë presion, Aleksandar Trajkovski ishte lider në repartin ofenziv kur arriti të depërtojë në minutën e 51, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës.

Pas një orë lojë, Irani rriti epërsinë në 3:1. Babunski humbi topin në mes të fushës, iranianët shpejtë organizuan kundërsulm të cilin me sukses e përfundoi Serdar Azmun, që kompletoi hat-trikun e tij. Deri në fund të ndeshjes ne nuk krijuam shans më serioz për të zbutur epërsinë e kundërshtarit, ndërsa portieri Dimitrievski kishte edhe një intervenim bravuroz pas tentimit të Medi Temerit.

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 4. Bojan Najdenov, 5. Kire Ristevski, 6. Vançe Shikov, 7. Ivan Triçkovski, 9. Aleksandar Trajkovski, 10. Goran Pandev, 11. Marjan Radeski, 13. Stefan Ristovski, 16. Gjoko Zajkov, 17. Boban Nikollov;

Në pankinë: 12. Igor Aleksovski, 2. Egzon Bejtullai, 3. Leonard Zhuta, 8. David Babunski, 18. Besir Demiri, 19. Dejan Peshevski, 20. Nikolla Gjorgjev.

Seleksionues: Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A