Publikuar më 28 Март, 2015 në Lajme, Lajme
Edhe pse para ndeshjes paralajmëronin fitore dhe kishin epërsi të hershme, megjithatë në vazhdim reprezentuesit e Maqedonisë luajtën nën nivelin e tyre, duke lejuar që futbollistët bjellorus të bëjnë përmbysje të plotë dhe me tre pikë të largohen nga Shkupi. Ndërsa gjithçka filloi mirë për të përzgjedhurit e Gjurovskit, të cilët avansuan që në minutën e 9-të me golin e bukur të Trajkovskit nga distanca, pasi paraprakisht mori top të mirë nga Ibraimi. Pak më vonë Ibraimi u kanos nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vazhdim tentimi i Hasanit me kokë shkoi mbi portë. Këtu dikund pa kuptim futbollistët e Maqedonisë u tërhoqën, ndërsa Bjellorusia filloi të krijojë raste shënimi. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, përsëritet minuta e kobshme e 44 kur Kalaçev me goditje të bukur barazon në 1:1. Ndërsa gjithçka filloi mirë për të përzgjedhurit e Gjurovskit të cilët avansuan ëë në minutën e 9-të me golin e bukur të Trajkovskit nga distanca, pasi paraprakisht mori top të mirë nga Ibraimi. Pak më vonë Ibraimi kanoset nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vazhdim tentimi i Hasanit me kokë shkoi mbi portë. Këtu dikund pa kuptim futbollistët e Maqedonisë u tërhoqën, ndërsa Bjellorusia filloi të krijojë raste shënimi. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, përsëritet minuta e kobshme e 44 kur Kalaçev me goditje të bukur barazon në 1:1. Në fillim të pjesës së dytë bjellorusët shpëtojnë nga vija fatale pas kanosjes së Abdurahimit, ndërsa më pas Maqedonia humbi betejën në mefushë dhe rezultati mbeti i pandryshuar vetëm falë pritjeve të shkëlqyeshme të portierit Paçovski. Mirëpo kjo zgjati deri në minutën e 82-të kur Bjellorusia kishte aksion të mirë, Paçovski pas intervenimit të parë lëshon topin nga duart, ndërsa Kornilenko përcjell topin në rrjetë për fitore 1:2 të miqve.
Pas ndeshjes qartë i dëshpruar seleksionuesi i Maqedonisë Boshko Gjurovski deklaroi se dështuan gjithë futbollistët, me përjashtime të vogla.
"Dështuam të gjithë dhe në kushte të tilla humbja ishte e pashmangshme. Ndërsa kishim gjithçka, epërsi të hershme, iniciativë dhe kushte për të vazhduar me rritëm të tillë. Lëndimi i Pollozhanit na prishi pak konceptin, pasi që ai në ato 20-25 minuta të para luajti shumë mirë. Kundërshtari pastaj dominoi dhe me meritë morri tre pikët. Nëse duhet të veçoj ndonjë prej të cilit jam i kënaqur, do të cekja portierin Paçovski i cili përkundër golit të dytë kishte disa pritje shumë të mira, ndërsa shumë i kënaqur jam me Buba Hasanin, i cili tregoi se si duhet të luhet për Maqedoninë", deklaroi Gjurovski.
MAQEDONI-BJELLORUSI 1:2 (1:1)
Arena nacionale 'Filipi i Dytë' në Shkup
Shikues: 5 000
Arbitër kryesor: Entoni Tejllor
Arbitra ndihmës: Malarki dhe Ingland (të gjithë nga Anglia)
Golashënues: Trajkovski 9' (Maqedoni), ndërsa Kalaçev 44' dhe Kornilenko 82' (Bjellorusi)
Kartona të verdhë: Shikov, Markovski, Georgievski, Trajkovski (Maqedoni), Martinoviç, Kalaçev dhe Maevski (Bjellorusi)
MAQEDONIA: Paçovski, Ristevski, Shikov, Markovski, Georgievski, Pollozhani (Bardhi 30'), Hasani, Trajkovski, Ibraimi, Abdurahimi (Bllazhevski 75'), Velkovski (Todorovski 63')
Seleksionues: Boshko Gjurovski
BJELLORUSIA: Xhevnov, Shitov, Martinoviç, Bordaçev, Filipenko, Staseviç, Kishljak, Maevski (Putilo 80'), Hleb (Dragun 87'), Kalaçev, Komilenko
Seleksionues: Aleksandar Hackeviç