Humbje 4:0 nga Spanja

Publikuar më 13 Ноември, 2016 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja e Maqedonisë është mundur me rezultat 4:0 nga Spanja në takimin e xhiros së katërt të eliminatoreve për Kampionatin Botëror "Rusi 2018".

Në një pjesë të parë më të mbyllur Maqedonia pranoi vetëm një gol edhe atë autogol, ndërsa në të dytën kur guxuam më shumë të sulmojmë pranuam tre gola tjerë. 

Edhe pse spanjolët që në fillim kishin posedimin e topit dhe kontrollonin lojën, shanset më të mira i kishte Maqedonia. Në minutën e 4-t pasimin e Hasanit nuk e ndjekin mirë Nestorovski dhe Pandev, ndërsa në vazhdim të lojës pas harkimit nga këndi dhe rëmujës së krijuar, mundësi e 100% shfaqet për Velkovskin që godet i vetmuar me kokë, por direkt në portierin vendas De Gea. Në minutën e 20-të Bardhi harkon nga këndi, ndërsa tentimi i Pandevit me kokë shkon pak skaj portës. Dy minuta më vonë në anën tjetër Dimitrievski me intervenim të shkëlqyeshëm shpëton portën e tij, ndërsa në vazhdim insistimi i spanjolëve solli vetëm rivënie nga këndi. Ndryshimi ndodhi në mënyrë fatale për Maqedoninë, pasi nuk arritën të shënojnë spanjolët por vetë Velkovski duke dashur të pastrojë në minutën e 34-t çon topin në rrjetë të gabuar për epërsi 1:0 të vendasve.

Me të filluar pjesa e dytë mundësi e re për Spanjën, mirëpo Dimitrievski u desh të zgjatet shumë për të parandaluar golin e dytë në rrjetën e tij. Maqedonia mundej të barazojë kur vendasit reagojnë dobët në mbrojtje, mirëpo goditja e Alioskit në rrugën drejt rrjetës së zbrazët pastrohet me kokë nga Bartra. Spanja vazhdonte të ushtrojë presion dhe në minutën e 63-të pas një harkimi në zonë, Vitolo në shtyllën e dytë me kokë shënon për 2:0. Maqedonia arriti të shënojë gol përmes Hasanit, mirëpo i njëjti u anulua për shkak të pozicionit jashtëloje, ndërsa në minutën e 69-të një predhë e Bardhit ndalet mrekullisht nga De Gea. Shtatë minushta para fundit Spanja gjen golin e tretë kur një krosim në zonë pritet me vole nga Nacho. Një minutë më vonë tjetër aksion i bukur i vendasve, që mbyllet me sukses nga Aduriz për rezulat 4:0. 

  

SPANJË-MAQEDONI 4:0 (1:0)

Stadiumi "Nuevo Los Cármenes" në Granada

Shikues: 18 000

Arbitër: Robert Schorgenhofer (Austri)

Arbitra anësorë: Maximilian Kolbitsch dhe Andreas Heindenreich (Austri)

Delegat: Kaj Natri (Finlandë)

Golashënues: Velkovski 34' autogol, Vitolo 62', Nacho 83' dhe Aduriz 84' (Spanja)

Kartona të verdhë: Alioski (Maqedoni)

Karton i kuq: /

SPANJA: De Gea, Bartra, Buskets, Nacho, Morata (Aduriz 60'), Koke (Hisko 72'), Tiago, Vitolo (Kalehon 87'), Karvahal, Monreal, David Silva.

Trajner: Julien Lopetegi

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristevski, Mojsov, Bardhi, Alioski, Nestorovski (Ibraimi 83'), Pandev, Hasani (Georgiev 87'), Ristovski, Velkovski, Spirovski (Zhuta 60').

Trajner: Igor Angellovski



   
   
Reprezentacioni A