Humbje 1:0 nga Armenia në Nikozi

Publikuar më 18 Ноември, 2020 Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja e Maqedonisë me disfatë e ka mbyllur edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi sonte në Nikozi të Qipros u mundëm nga “nikoqërit” Armenia. Ndeshja që duhej të luhej në Jerevan, u zhvillua në Qipro për shkak konfliktit ushtarak në Armeni. Edhe pse me barazim do të mbetëshim në vendin e parë, me të cilën do të kualifikoheshim në Ligën B, megjithatë me formacion të ndryshuar shkaku i mungesave të shumta nuk arritëm të shmangim humbjen përballë armenëve të cilët shkojnë një shkallë më lartë.

Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe u kërcënuam dy herë përmes Trajkovskit, ndërsa patjetër të përmenden pritjet e shkëlqyeshme të portierit tonë Shishkovski i cili mes tjerash në pjesën e parë në dy raste shpëtonte gol të sigurtë. 

Edhe në pjesën e dytë vazhduam me sulmet drejt portës kundërshtare dhe kur dukej se i afrohemi epërsisë, gol pamë në rrjetën tonë. Hambarxhumjan arriti të mposht Shishkovskin për epërsi 1:0 të Armenisë pas 55 minutave lojë. Maqedonia kërkoi të rikthehet, kishim iniciativë, seleksionuesi Angellovski tentoi me disa zëvendësime të freskojë ekipin, por në fund rezultati mbeti 1:0 për Armeninë ndërsa ne mbyllim pjesëmarrjen e dytë në Ligën e Kombeve në vendin e dytë në grup.


ARMENI - MAQEDONI 1:0 (0:0)

Stadiumi: “GSP Stadium” në Nikozi (Qipro)

Arbitër: Bobi Mejden (Skoci)

Golashënues: Hambarxhumjan 55’ (Armeni)

MAQEDONIA: Shishkovski, Zajkov, Velkovski, Musliu (Kitanovski 70’), Bejtullai, Kostadinov (Micevski 62’), Totre (Trajçevski 84’), Triçkovski, Stojanovski (Nestorovski 62’), Ristovski (Doriev 70’), Trajkovski.

Seleksionues: Igor Angellovski



   
   
Reprezentacioni A