HITORIKE, Maqedonia do të luajë në balotazh për Kupën e Botës

Publikuar më 14 Ноември, 2021 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka shënuar fitore të madhe kundër Islandës me rezultat 3:1 në xhiron e fundit të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Botërorë "Qatar 2022". 

Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski bënë sukses historik dhe do të luajnë në balotazh për kualifikim në Kampionat Botëror për herë të parë në historinë e vendit. 

Alioski në minutën e 7-të hapi rezultatin me super gol me të majtën, pasi mori top shumë të mirë në zonë nga ana e Trajkovskit. 
Në minutën e 54-t Islanda arriti të barazojë, pas një harkimi në zonë, kapiteni Bjarnarson uli topin me kokë deri te Torsteinson, i cili mundi Dimitirevskin për 1:1.

Shkurtë zgjati gëzimi i islandezëve, pasi në minutën e 65-të krijohet rëmujë në zonën mysafire, pasojnë dy goditje të bllokuara të Alioskit, ndërsa e dyta do të sillte dopin para Elmasit që lëviz mirë dhe risjell epërsinë, kësaj rradhe 2:1. 
Ndeshjen e shkëlqyeshme Elif Elmas e kurorëzoi në minutën e 80-të kur shënoi golin e dytë personal për fitore 3:1 dhe fitore të madhe të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A