Historike, Maqedonia U 21 në Euro 2017

Publikuar më 12 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë për futbollistë deri 21 vjeç kanë shkuar historinë e futbollit vendor, duke u bërë gjenerata e parë që arrin të sigurojë kualifikim në një event të rëndësishëm si që është Kampionati Europian për të rinjë i cili në vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni. Shpresat e vendit shënuan fitore 2:0 në ndeshjen e fundit dhe vendimtare kundër Skocisë, ndërsa në të njëjtën kohë konkurenti direkt Islanda u mund 2:4 nga Ukraina. Tribunat të mbushura si kurrë më parë për një përfaqësuese të re në vend.

Futbollistët e rinjë të Maqedonisë janë shpallur vetë heronj, pasi arrijnë të realizojnë diçka që deri tani shumë gjenerata vetëm e kanë ëndëruar. Eliminatoret e nisura me disfatë të thellë nga Islanda në transfertë në vazhdim sollën një mentalitet të ri të shpresave të vendit, që radhisnin dalë ngadalë rezultate pozitive, duke u ‘hidhëruar’ përfundimisht me disfatën, ndërsa barazimet me Francën në dy ndeshjet gjithsesi se janë rezultat pozitiv. Fitoret jashtë me Ukrainën dhe Skocinë si dhe sukseset në teren vendas sollën përfaqësuesen U 21 në situatë që me fitore eventuale në xhiron e fundit të shpresojë në gabim të Islandës që ishte e para në grup dhe përballej me Ukrainën. Mirëpo para se të pritej rezultati i ndeshjes së rivalit, duhej të kryhej puna kundër Skocisë dhe Maqedonia U 21 doli në fushë me një elan të paparë dhe që në 30-të minutat e para siguroi epërsi të bollshme. Angelov godet fortë, portieri kundërshtar ndal për një çast, ndërsa aksionin e ndjek Kire Markoski që realizon për epërsi 1:0 dhe delirium në tribuna. Nuk kaloi shumë kohë dhe pas vetëm 4 minutave rezultati shkoi në 2:0, kësaj rradhe me golin e bukur nga Enis Bardhi. Maqedonia vazhdoi të sulmojë dhe pas disa rasteve të humbura në minutën e 38-të arbitri tregon penalti pas lojës me dorë të një futbollisti kundërshtar. Babunski gjuajti nga pika e bardhë, mirëpo lexohet nga portieri kundërshtar Futlon që kontrollon topin në duart e tij. 

Pjesa e dytë sërish solli kansoje të Maqedonisë, mirëpo portieri skocez dhe fati sportiv në disa raste nënë që mos ketë ndryshim në rezultat. Ndërkohë në vazhdim u lejua që miqtë të marrin lojën, ndërsa shpresat e vendit kontrollonin lojën në mesfushë pa lejuar rrezik për portën e Aleksovskit. Kështu ndeshja u drejtua kah fundi, ku me vëmendje ndiqej rezultati në takimin Islandë-Ukrainë me publikun që me ovacione përshëndeste çdo gol të Ukrainës, sikur me dashur të dërgojnë apelin te futbollistët në teren që tani më ishin shpallur vetë heronjë.

Me rezultatin 2:4 të sfidës Islandë dhe Ukrainë dhe përfundimin e takimit Maqedoni-Skoci 2:0 tani më edhe zyrtarisht përfaqësuesja e të rinjëve siguroi vizën për pjesëmarrjen e parë dhe historike në Kampionatin Europian për futbollistë nën 21 vejç i cili në vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni.

U21 KUALIFIKIME PËR EUROPIANIN E VITIN 2017 – GRUPI 3

MAQEDONI-SKOCI 2:0 (2:0)

Stadiumi ‘Filipi i Dytë’

Arbitër: Kristo Tover (Estoni)

Golashënues: Markoski 18’ dhe Bardhi 22’ (Maqedonia)

MAQEDONIA: Aleksovski, Bejtullai, Zajkov, Velkovski, Demiri, Bardhi (Avramovsi 88’), Nikollov, Babunski (Kostadinov 80’), Radeski (Gjogjiev 84’), Markoski, Angelov.

Seleksionues: Bllagoja Milevski

SKOCIA: Futlon, Kameron, Handerson, Jakoviti, Xhuls, Hardi (MakDonald 81’), Mek Barni, Bart, Xhouns (Samut 88’), Vajton, Shipard (Ros 58’).

Seleksionues: Skot Xhemil



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A