HISTORI E RE! Maqedonia fiton ndaj Gjermanisë në Duisburg

Publikuar më 01 Април, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka bërë senzacionin më të madh në historinë e saj, duke fituar Gjermaninë në Duisburg me rezultatin 2:1.

Reprezentuesit tanë luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me golat e Pandevit dhe Elmasit e shokuan Gjermaninë në fushën e tyre. Ndeshja nisi me dominimin e Gjermanisë, por përfundoi me fitore të madhe të përfaqësueses tonë.

Leon Goretcka në minutën e 9-të përfitoi një top në zonën e rreptësisë dhe goditi fortë, por nga goli na shpëtoi tranversa. Në minutën e 27-të përfaqësuesja e vendit kishte edhe një rast të mirë, kur Gnabri gjuajti, por Dimitrievski arriti që të shpëton portën tonë.

Maqedonia u kërcënua në minutën e 40-t përmes Ademi, i cili pasi mori një top nga Alioski, gjuajti drejt portës gjermane, ndërsa Ter Shtegen shpëtoi përfaqësuesen e tij nga goli. Mirëpo, kjo ishte vetëm paralajmrin nga ajo çka do të pasonte në vijim, me Maqedoninë pas një loje të mirë erdhi edhe deri te goli avantazhit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Alioski krosoi drejt zonës së Gjermanisë, Bardhi e pranoi bukur dhe dhuroi për Pandevin, i cili e kishte të lehtë për ta çuar topin në rrjetë për epërsi të Maqedonisë në 1:0 në 45 minutat e para.

Gjermania erdhi te barazimi i rezultatit përmes golit të Gundoganit, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 63-të. Maqedonia në fundin e ndeshjes erdhi në epërsi me golin e Elif Elmasit në minutën e 85-të, ku pas një kombinimi përfekt me Ademin, realizoi për 2:1 në të mirë të përfaqësueses tonë.  

Deri në fund të ndeshjes, reprezentuesit tanë arritën të ndalojnë sulmet e Gjermanisë dhe të marrin fitore historike.

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Velkovski, Nikollov (59. Bejtullai), Ademi, Bardhi, Alioski (90. Ristevski), Elmas, Trajkovski (72. Spirovski), Pandev (89. Stojanovski).

Seleksionues: Igor Angellovski

GJERMANIA: Ter Shtegen, Emre Xhan, Ginter (89, Musiala), Rudiger, Gosens (56. Junes), Gorecka, Kimih, Gundugan, Haverc (56. Verner), Gnabri, Sane.

Seleksionues: Joakim Lov. 




   
   
Reprezentacioni A