Hidhet shorti për raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 15 Септември, 2020 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për xhiron e parë të edicionit të ri 2020/21 të kompeticionit të Kupës së vendit. 

Gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Shkëndija, Struga Trim Lum, Akademia Pandevi dhe Bregallnica do ta fillojnë kampanjën e re nga raundi i dytë. Në xhiron e parë të Kupës do të zhvillohen 12 ndeshje, në mesin e të cilave Shkupi luan me Sloga Vinicën, Renova me Ohrin, Gostivari me Tikveshin e Vllazërimi me Rabotniçkin. 

Dyshet: 
Kit-Go - Skopje
Pobeda - Makedonija Gj.P..
Luboten - Pelisteri
Slloga Vinica - Shkupi
Vardari Forinë - Vardari
Veleshta - Kozhufi
Rosoman - Bellasica
Ohri - Renova
Labunishta Teteksi - Sileksi
Kamenica Sasa - Boreci
Gostivari - Tikveshi
Vëllazërimi - Rabotniçki

Për shkak pandemisë me Kovid 19, është ndryshuar edhe formati i zhvillimit të ndeshjeve dhe deri në finale do të luhet me nga një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, kualifikuesi zgjidhet përmes penalltive. 

Ndeshjet e raundit të parë do të luhen me 23 shtator nga ora 15:30. Takimet e 1/8-es janë paraparë të zhvillohen me 21 tetor, ndërsa çerekfinalet me 25 nëntor. Gjysmëfinalet janë programuar me 7 prill të vitit të ardhshëm dhe finalja për trofeun me 19 maj.



   
   
Aktuale

22.10.2021    Lajme

FUTBOLL PA KUFIJ

...

21.10.2021    Lajme

FFM organizoi kamp stërvitor për arbitrat sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së

Arbitrat nga vendi punuan sipas programës së trajnerit kryesor kondicional dhe ekspertit stërvitor për arbitra elitar të...

Kalendar
Reprezentacioni A