Hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 25 Октомври, 2022 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për fazën e 1/4 në Kupën e Maqedonisë.

Mbrojtësi i trofeut, Makedonija Gjorçe Petrov do të përballet me ekipin e Akademia Pandevit. 

Kampioni aktual, Shkupi, do të luajë me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa finalisti i vitit të kaluar, Sileksi, do të luajë kundër Vardarit për një vend në mesin e katër më të mirëve.

Struga Trim Lum - Bregallnica është çifti i fundit i 1/4-tës.

Ndeshjet janë përcaktuar për datën 9 nëntor në orën 13:00.



   
   
Reprezentacioni A