Publikuar më 12 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Tani më numërohen ditët e fundit deri në start të
Kampionatit Evropian për të rinjë në Poloni. Maqedonia gjatë ciklit kualifikues
tregoi dhe dëshmoi se ka mentalitet fituesi. Kjo gjeneratë pëmres ndeshjeve me
Irlandën e Veriut, Skocinë, Ukrainën, Islandën dhe Francën gëzuan opinion e
futbollit dhe sportit në vendin tonë, duke siguruar kualifikim historik në një
Kampionat Evropian. Seria prej 13-të ndeshjeve pa humbje është rezultat me të
cilin gjithë jemi krenar.
“Prania e numrit kaq të madh të përfaqësuesve të forcës së shtatë është dëshmi më e mirë për arritjen tonë. Do të mundohemi në Poloni të jemi në nivelin e dëshiruar. Në turneun janë përfaqësueset më të mira të Evropës në kategori të të rinjëve. Gjithë futbollistët janë të gatshëm, shëndosh dhe të përgatitur për t’iu përgjigjur sfidës. Koncepti i lojës dhe qasja do të mbetet e njejtë. Bëhet fjalë për përfaqësuese të forta me kualitete të larta individuale. Ne do të luajmë me dëshirën e njejtë si në eliminatore. Këta djem nuk guxon askush t’i nënçmojë, pasi që kanë kualitete edhe si futbollistë, por para se gjithash njerëzore”, shprehet seleksionuesi Milevski.
“Momenti që gjithë e presim afrohet. Jemi të gatshëm dhe besojmë se mund të bëjmë diçka të madhe për tu gëzuar sërish. Spanja është një prej përfaqësueset më të forta. Mirëpo, ne kemi dëshmuar se mund të bartemi me përfaqësueset më të forta. Në teren jemi 11 kundër 11 dhe besojmë ne veten tonë. Luajmë tre ndeshje në interval të shkurtër kohor, por ku nuk mundet fizikisht, do ta lëmë zemrën në teren për të arritur rezultatin e dëshiruar. Falënderim deri të popullata jonë për mbështetjen e përgjithshme”, tha David Babunski.
“Nga dita në ditë presioni rritet. Mirëpo, i njejti është pozitiv dhe për ne paraqet motiv shtesë për të vazhduar rrugën e suksesit. Kemi kualitete dhe këtë do ta dëshmojmë. Tani ka ardhur koha të tregojmë se ky sukses nuk është i rastësishëm. Do të luajmë lojën tonë kundër secilit. Nuk shoh arsye pse të kemi frigë nga ndonjë rival. Shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Hap pas hapi. Mirëpo, për mua nuk është e pamundur të mos mendojmë për fazën e dytë”, deklaroi Gjoko Zajkov.
Sipas traditës së vjetër, pas nisjes së autobusit drejt aeroportit të Shkupit, sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Filip Popovski derdhi ujë për rrugë të mbarë.
Ndeshjen e parë në KE Maqedonia do ta luajë më 17 qershor kundër Spanjës, pastaj pasojnë ndeshjet me Serbinë (20 qershor) dhe Portugalinë (23 qershor).