Publikuar më 12 Октомври, 2016 në Lajme
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka pritur anëtarët e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë me rastin e kualifikimit në Kampionatin Europian për futbollistë të moshës deri në 21 vjeç. Përveç uratave Ivanov u drejtua futbollistëve dhe i falemenderoi që arritën popullin ta gëzojnë në ditën e djeshme historike, 11 tetorin.
“Në vitin kur festojmë jubile, 25 vite nga mvetësimi ynë, ju na keni sjellë gëzimin më të madh. Suksesi juaj tregoi se mund të jemi të gjithë së bashku, unik dhe të pajtueshëm të bëjmë tifo për Maqedoninë. Ju falënderoj secilin prej jush për kontributin e dhënë në këtë fitore që na keni përgatitur, posaçërisht seleksionuesit, trajnerëve dhe gjithë ata që kanë investuar te ju. Ne besojmë në ju. Dje më 11 tetor, ditën e kryengritjes, ju bëtë kryengritje futbollistike në Maqedoni. Ju të rinjtë në mënyrë simbolike treguat atë që po vjen dhe çka pritet në të ardhmen nga ju dhe ato janë suksese dhe arritje të reja”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.