Hasani dhe Nestorovski: Do të mundohemi të kënaqemi me ndeshjen

Publikuar më 03 Октомври, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet  për ndeshjen me Italinë në kuadër të eliminatoreve për KB 2018. Dy futbollistët e repartit ofenziv, Ferhan Hasani dhe Ilija Nestorovski thonë se Maqedonië edhe në Torino do të mundohet të luajë futboll sulmues dhe të kënaqet në ndeshje.

“Na pret ndeshje e vështirë, mirëpo nuk ka dorëzim. Italia është një prej përfaqësueset më kualitative në botë, mirëpo tani më kemi dëshmuar se mund të luajmë edhe me më të fortit. Do të mundohemi të zhvillojmë ndeshje të mirë, nuk mendoj se italianët janë në presion të madh për kualifikim direkt në KB, e jona është të realizojmë detyrat e seleksionuesit dhe të jemi ofenziv. Italia ka disa ndryshime në formacion, mirëpo ata janë përfaqësuese e madhe, pa marrë parasysh nëse luajn Beloti apo ndonjë tjetër”, deklaroi Hasani.

“Kemi kualitat, vitin e fundit kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të mira përballë përfaqësueseve të forta, kështu që mendoj se edhe Italisë nuk i janë shënuar prej më parë pikët nga ndeshja e të premtes. Ata vetëm teoritikisht mund të arrinë vendin e parë në gurp dhe për këtë arsye vlerësoj se të shkarkuar emocionalisht do të hynë në këtë duel. Për ne me rëndësi që do të kemi mundësi të kënaqemi në këtë duel, të lumtur që do të luajmë për ekipin tonë përfaqësues dhe do të japim maksimumin. Nuk shkojmë të shëtisim, por të mundohemi të shënojmë rezultat pozitiv”
, tha Nestorovski. 



   
   
Reprezentacioni A