Hapet procesi i akreditimit për mediumet për ndeshjen Maqedoni - Angli

Publikuar më 09 Ноември, 2023 Lajme


Në prag të ndeshjes MAQEDONI – ANGLI në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, duhet bërë aplikimi për akreditim të mediave që do të ndjekin ndeshjen që luhet më 20 nëntor 2023 në Arenën “Todor Proeski. “ në Shkup.

Shkarkoni formularin e akreditimit Maqedoni - Angli  dhe sigurohuni që të plotësoni të gjitha fushat e formularit.

Paralajmërim: Hapeni formularin dhe pasi ta plotësni me emrin dhe mbiemrin tuaj e dërgoni në adresën e e-mail: iko.tashov@ffm.com.mk

Ju njoftojmë se afati për paraqitjen e kërkesave për akreditim për media (formulari i plotësuar dhe i dërguar) për ndeshjen Maqedoni – Angli është deri më 15 nëntor 2023 në ora 12:00.

Meqenëse lista e gazetarëve dhe fotoreporterëve të akredituar duhet të dërgohet në UEFA, kërkesat e paraqitura pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.

Në përputhje me kapacitetin e disponueshëm, numri i shpallur i gazetarëve dhe fotoreporterëve italianë që do të ndjekin ndeshjen (30 vende në press zonën dhe 10 fotoreporterë) dhe vendet e rezervuara për mbajtësit e të drejtave televizive dhe UEFA-s, do të ketë nga një akreditim për redaksi ose media ( përjashtim për mediat që rregullisht dhe në terren ndjekin aktivitetet e përfaqësuesve të futbollit të Maqedonisë për të cilat FFM rezervon të drejtën për të përcaktuar numrin e akreditimeve).

Televizionet që nuk janë mbajtës të të drejtave televizive nuk lejohen të hyjnë në stadium me kamerë. Kjo do të thotë se nuk lejohet prania e një kameramani.

Federata e Futbollit të Maqedonisë rezervon të drejtën për të përcaktuar numrin e akreditimeve në përputhje me kapacitetet dhe prioritetet e mëposhtme:

Mediat që përcjellin rregullisht dhe në terren aktivitetet e përfaqësueses A të Maqedonisë;

Redaksia sportive dhe media sportive WEB;

Media informative;




   
   
Reprezentacioni A