Hapet hetim për eventualisht tre ndeshje të manipuluara

Publikuar më 30 Март, 2017 Lajme


Inspektorë nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me departamentin për integritet dhe siguri në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM) kanë hapur hetim për eventualisht tre ndeshje të manipuluara në gjysmëstinorin pranveror në Ligën e futbollit të Maqedonisë.

Në departamentin për integritet në FFM përmes linjës së telefonit për raportim të parregullsive në ndeshje të futbollit 0800-15-800 është pranuar alarm për ndikim të palejuar dhe parregullsi në tre ndeshje të LFM.

Departamenti për integritet në kuadër të FFM-së vendosi rastin ta dorëzojë në polici prej ku kërkohet hetim. Organet dhe trupat e FFM-së do të hetojnë rastet, tani më janë formuar lëndë në drejtim të vërtetimit të së vërtetës dhe regullsisë së epilogut të ndeshjeve të cilat tani janë lëndë edhe në MPB”, deklaroi Robert Markoviq, udhëheqës i departamentit për integritet dhe siguri në FFM. 



   
   
Reprezentacioni A