Hapet aplikimi për akreditimin e mediumeve për ndeshjen Maqedoni - Itali

Publikuar më 31 Август, 2023 Biletat, Lajme


Në prag të ndeshjes MAQEDONI – ITALI në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, duhet bërë aplikimi për akreditim të mediave që do të ndjekin ndeshjen që luhet më 9 shtator 2023 në Arenën “Todor Proeski. “ në Shkup.

Shkarkoni formularin e akreditimit MKD - ITA.pdf dhe sigurohuni që të plotësoni të gjitha fushat e formularit.

Paralajmërim: Hapeni formularin dhe pasi ta plotësni me emrin dhe mbiemrin tuaj e dërgoni në adresën e e-mail: iko.tashov@ffm.com.mk

Ju njoftojmë se afati për paraqitjen e kërkesave për akreditim për media (formulari i plotësuar dhe i dërguar) për ndeshjen Maqedoni – Itali është deri më 5 shtator 2023 në ora 12:00.

Meqenëse lista e gazetarëve dhe fotoreporterëve të akredituar duhet të dërgohet në UEFA, kërkesat e paraqitura pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.

Në përputhje me kapacitetin e disponueshëm, numri i shpallur i gazetarëve dhe fotoreporterëve italianë që do të ndjekin ndeshjen (30 vende në press zonën dhe 10 fotoreporterë) dhe vendet e rezervuara për mbajtësit e të drejtave televizive dhe UEFA-s, do të ketë nga një akreditim për redaksi ose media ( përjashtim për mediat që rregullisht dhe në terren ndjekin aktivitetet e përfaqësuesve të futbollit të Maqedonisë për të cilat FFM rezervon të drejtën për të përcaktuar numrin e akreditimeve).

Televizionet që nuk janë mbajtës të të drejtave televizive nuk lejohen të hyjnë në stadium me kamerë. Kjo do të thotë se nuk lejohet prania e një kameramani.

Federata e Futbollit të Maqedonisë rezervon të drejtën për të përcaktuar numrin e akreditimeve në përputhje me kapacitetet dhe prioritetet e mëposhtme:

Mediat që përcjellin rregullisht dhe në terren aktivitetet e përfaqësueses A të Maqedonisë;

Redaksia sportive dhe media sportive WEB;

Media informative;




   
   
Reprezentacioni A