Grumbullohet përfaqësuesja A e femrave për ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar më 23 Ноември, 2020 Lajme


Nga sot përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë është grumbulluar për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian që do të luhet me 27 nëntor në Kazakistan.


Ftesë për këtë ndeshje kanë marrë futbollistet në vijim:

Portierë: Magdalena Lekoska (KFF Istatov), Kolevska Verica (KFF Despina),

Mbrojtje: Ane Bosheska (KFF Tiveria), Teodroa Gjorgjievska (KFF Skopje 2014), Gegova Dragana (KFF Skopje 2014), Ana Milçevska (KFF Istatov), Sindis Pollozhani (As Junajted), Maja Angellovska (NK Krim-Slovenia), Sara Kolarovska (KFF Skopje), Daniela Veleska (KFF Despina), Julija Zhiviq (KFF Luboten),

Mesfushë: Aleksandra Ristovska (KFF Tiveria), Hava Mustafa (KFF Shkëndija), Katerina Mileska (KFF Despina), Natasha Andonova (Levante), Sara Husein (KFF Istatov), Elma Shemsoviq (KFF Skopje 2014), Sara Velkova (KFF Tiveria), Teodora Nikolovska (KFF Tiveria),

Sulmi: Teodora Dimoska (KFF Tiveria), Gentiana Roçi (KYPS-Finlandë), Afrodita Salihi (KFF Skopje 2014), Kristina Petrushevska (KFF Istatov),


“Atmosfera është e shkëlqyeshme në përfaqësuese, të gjithë jemi të disponuar dhe të motivuar për ndeshjen kundër Kazakistanit dhe shpresojmë që Maqedonisë do ti sjellim gëzim dhe fitore. Në këtë grumbullim me ne është edhe futbollistja më e mirë, Natasha Andonova dhe Gentiana Roçi. Besojmë që me ndihmën e tyre dhe me angazhim maksimal tek të gjithë në përfaqësuese do të arrijmë ti sjellim tri pikë dhe fitore për Maqedoninë”, ka deklaruar Elma Shemshoviq.


“Me të vërtet jemi të motivuar nga suksesi i përfaqësueses së meshkujve të cilët për herë të parë në histori arritën që të dërgojnë Maqedoninë në Kampionat Europian. Të gjithë në përfaqësuese ndjehemi mirë. Sinqerisht besoj që nga Kazakistani do të kthehemi me fitore, të cilën do të ia kushtojmë seleksionuesit dhe disa bashkëlojtarëve të cilët para grumbullimit rezultuan pozitiv në testet e Covid 19”, tha Ane Bosheska.


Në testet e para për Covid 19, seleksionuesi Kiril Izov rezultoi pozitiv së bashku me tre futbolliste tjera që janë standart në ekipin përfaqësues, ndërsa në mungesë të tij, përfaqësuesen në transfertën me Kazakistanin do të udhëheqin ndihmësit e tij Ferdi Ismaili, Aleksandar Andov dhe Tanja Krstevska. 




   
   
Reprezentacioni A