Publikuar më 27 Мај, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë, sot në hotelin “Park” ka pasur grumbullimin zyrtar në prag të
ndeshjeve të planifikuara të fazës eliminatore për Kampionatin Europian që do
të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji në vitin 2023.
Të rinjtë tanë së bashku me seleksionuesin Dragi Kanatllarovski dhe ekipin e tij sot shënuan zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit eliminatoreve ndaj Armenisë dhe Ukrainës.
Më 2 qershor në qendrën stërvitore “Petar Millosheski” do të presim Armeninë. Tri ditë më vonë, në xhiron e fundit të grupit X eliminator, në Stamboll të Turqisë do të luajmë kundër Ukrainës.
Përfaqësuesja e Maqedonisë pas dy ndeshjeve të fundit eliminatore, më 10 dhe 12 qershor do t'i luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup.