Publikuar më 30 Јули, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Trajneri
më i mirë për sezonin e parafundit, Goran Stankovski morri shansin të drejtojë
përfaqësuesen U19 të Maqedonisë. Ish-futbollisti me shumë tituj të fituar me
Slloga Jugomagnatin, por edhe me karierë të pasur ndërkombëtare si lojtar në
Rusi (Sibir), Turqi (Diyarbekirspor), Belgjikë (Antverpen) dhe Gjermani (Tenis
Borusia) thotë se për atë është nderë i madh që i jepet mundësia të drejtojë përfaqësuesen
që posedon shumë talentë.
“Për mua është nderë i madh dhe kënaqësi që kam mundësinë të drejtoj përfaqësuesen e Maqedonisë, posaçërisht më vjen mirë që bëhet fjalë për U19 në të cilën ka shumë futbollistë të talentuar dhe besoj se do të shënojmë suksese të rëndësishme.
“Kemi përfaqësuese të mirë, është formacion tëështë selektuar katër-pesë vitet e kaluara, në ekip ka lojtarë me shumë talent, ndërsa unë do të mundohem të transmetoj te ta gjithë përvojën time për të shënuar rezultate pozitive. Sigurisht se do të ndjek gjithë lojtarët edhe nga kampionati vendor, por edhe futbollistët që luajnë jashta vendit dhe nëse tregojnë formë të mirë secili do të ketë shansin të dëshmohet edhe në ekipin përfaqësues”, shprehet Goran Stankovski.
Në periudhën që pason Maqedonia U19 do të zhvillojë disa ndeshje kualitative kontrollluese përballë kundërshtarëve të fortë. Mes tyre është edhe dueli me Anglinë në terren mysafir.
“Federata tanimë ka bërë punë të mirë me caktimin e ndeshjeve kontrolluese kundër Anglisë, Polonisë dhe turneut në Letoni. Me shumë gjasa edhe në shtëpi do të luajmë disa ndeshje testuese, me qëllim për tu përgatitur mirë për turneun kualifikues për Kampionat Europian që do të zhvillohet në nëntor dhe në të cilin kundërshtarë kemi Kroacinë, Çekinë dhe Lihtenshtajnin”, përfundoi Stankovski.