Publikuar më 18 Јуни, 2019 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
e Maqedonisë U17 ka regjistruar 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit kontrolluese
dhe përfaqësuesja e udhëhequr nga Goran Stankovski beson se rezultatet pozitive
do të vazhdojnë. Përfaqësuesja jonë për turneun e rëndësishëm kualifikues për
plasman në fazën Elite ndeshjet do t’i luaj në fund të gushtit kundër Hungarisë
në Shkup dhe pastaj luajmë si mysafir në Letoni. Të gjitha këto aktivitete janë
përgatitje për turneun kualifikues në Poloni kur do të përballemi me nikoqirin
Poloninë, Belgjikën dhe Lihteshtajnin.
Nga fundi i muajit mars deri në mesin e qershorit, përfaqësuesja U17 e Maqedonisë regjistroi tre fitore në turneun e UEFA-së në Shkup, kundër Azerbejxhanit (2:1), Gjeorgjisë (2:0) dhe Arabisë Saudite (2:0), pastaj në turneun “Minjan Minjanik” në Stara Pazova mundëm Bullgarinë (1:0), ndërsa disfatën e vetme e kemi pësuar nga Serbia (0:1) në ndeshjen ku arbitrat ishin në rolin kryesor dhe ndikuan direkt në rezultatin. Në dy ndeshjet e fundit kontrolluese morëm dy fitore kundër Shqipërisë (1:0) në Ohër dhe 2:0 në Korçë.
“Duke parë që kemi shënuar 6 fitore dhe me përgjegjësi konfirmojë se fitoren ndaj Serbisë na i vodhën, jam i kënaqur nga periudha e përgatitjeve. Më gëzon fakti që futbollistët e treguan veten, a veçanarisht disciplinën, përgjegjësinë në lojë. Gjithsesi kemi edhe shumë kohë për të korrigjuar disa gjëra, por në përgjithësi ecim në drejtimin e dëshiruar. Për ne periudha në vijim është e rëndësishme, veçanarisht kampi i trajnimit në gusht ku do të përpiqemi ta mbajmë nivelin që na sjell atmosferë të mirë dhe rezultatet e dëshiruara”, thotë seleksionuesi i përfaqësueses, Goran Stankovski.
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë pas përfundimit të stërvitjeve në kamp, do të luaj dy ndeshje kontrolluese në Shkup, kundër Hungarisë, ndërsa pastaj udhëton drejt Letonisë ku do të marrë pjesë në një turne.
“Kampi i
trajnimit do të jetë ndoshta filtri i fundit në përzgjedhjen e lojtarëve që do
të jenë pjesë e turneut të kualifikimit në fazën Elite. Edhe pse kemi skeletin
e ekipit, është e mundur që do të ketë disa ndryshime. Disa lojtarë të huaj do
të bashkohen, të cilët do të kenë një shans për të konkurruar për një vend në
ekip, por nuk kemi hapësirë apo nevojë për ndryshime serioze. Kryesisht, ne do
të përqendrohemi në përgatitjet për tri ndeshjet kundër Polonisë, Belgjikës dhe
Lihtenshtajnit. Shpresoj që të gjithë do ta përmbushim detyrimin dhe do të
luftojmë për një vend në fazën Elite. Belgjika në atë turne është favorite e
parë, Polonia është gjithashtu një përzgjedhje shumë e mirë, por loja dhe
rezultatet e Maqedonisë na japin të drejtën të shpresojmë që të mund të arrijmë
vendin e dytë dhe vendin në fazën Elite”, deklaroi Goran Stankovski.