Goran Pandev: Sllovenia nuk është motiv më i madh se rikthimi im në përfaqësuese

Publikuar më 21 Март, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në Portorozh të Sllovenisë kishte grumbullimin e parë para takimiet kontrollues me Slloveninë më 23 mars në Koper. Gjithë futbollistët e ftuar nga seleksionuesi Angellovski janë vënë në funksion të ekipit. Pas një pauzë prej dy vite e gjysmë në ekipin më të mirë përfaqëuses kthehet Goran Pandev, golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit përfaqësues të Maqedonisë. Futbollisti i Xhenovës thotë se motiv më i madh për arritje të rezultateve pozitive është rikthimi i shpirtit pozitiv në përfaqësuese.  

“Ndjej një lloj të tremës pozitive, ndërsa kjo nënkupton se ky shpirt në përfaqësuese më ka munguar. Jam i lumtur që sërisht jam në funksion të përfaqësueses. Motiv më i madh për mua nuk egziston. Shpresoj që gjithë të kuptojmë detyrën tonë dhe të jemi kolektiv i vërtetë. Atmosfera vërtet është miqësore, duhet të mundohemi të ngrejmë rejtingun që për momentin është në një nivel që realisht nuk e meritojmë. Sllovenia është përfaqësuese kualitative, mendoj se do të jetë ndeshje e mirë. Ndeshjet e fundit për Xhenovën i kam luajtur dhe kam kapur rritmin e garues. Do të mundohem të ndihmoj, shpresoj që në të ardhmen të gjithë do të japim kontributin tonë për rezultate të reja pozitive për ekipin përfaqësues”, shprehet Goran Pandev.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Slloveni. Ndeshja është caktuar të luhet më 23 mars në Koper, me fillim në orën 18:00. 





   
   
Reprezentacioni A