Goran Pandev për shkak të lëndimit mungon së paku një muaj

Publikuar më 05 Април, 2016 Lajme


Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev do të pauzojë së paku një muaj për shkak të lëndimit të muskulit të kofshës së këmbës. Futbollisti i Xhenoas u lëndua në ndeshjen e Seria A të Italisë kundër Frosinones.

Për Goran Pandevin lëndimi është hendikep i madh duke pasur parasysh se më në fund ai fitoi shans të vërtetë për të luajtur nga trajneri i Xhenoas, Gasperini dhe ndërkohë regjistroi disa paraqitje të shkëlqyeshme për ekipin e tij në ndeshjen e fundit. Pas pauzës prej dy vite e gjysmë, ai u rikthy të luajë për fanellën e ekipit përfaqësues në ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Bullgarinë.

Në kampionatin Italian deri në fund të sezonit mbesin edhe 7-të xhiro dhe mbetet në pikëpyetje nëse Pandev do të arrijë të rikhehet të luajë ndonjë prej takimet e fundit të këtij sezoni.



   
   
Reprezentacioni A