Publikuar më 30 Август, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë në formacion të
kompletuar sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Shqipërinë që
do të luhet më 5 shtator në Shkodër. Mbrëmë përfaqësueses i’u bashkuan edhe
kapiteni Goran Padev dhe portieri Stole Dimitrievski. Futbollisti më i mirë i
vendit Goran Padev thotë se uniteti, optimizmi dhe përkushtimi mund të na
shpiejë drejt rezultateve më të mira në eliminatoret për Kampionatin Botëror të vitit 2018, të cilin e hapim në ndeshjen me Shqipërinë.
“Me padurimi e presim fillimin e ciklit të ri kualifikues dhe ndeshjen me Shqipërinë. Qëllimi ynë është të përmirësojmë rejtingun e futbollit të Maqedonisë dhe mendoj se jemi të gatshëm ta bëjmë atë në përballjet që pasojnë. Optimizmi është i nevojshëm, uniteti, përcaktimi dhe kualiteti duhet të na shpiejnë drejt suksesit. Grupi është i vështirë, secila ndeshje do të jetë sfidë në vete, mirëpo besoj në futbollistët dhe stafin teknik. Patjetër të mundohemi të bëjmë diçka të rëndësishme”, shprehet Pandev.
“Gjithë këta futbollistë në formacion jetojnë për Maqedoninë dhe këtë do ta tregojmë në teren. Do të jetë ndeshje e vështirë, gjithçka është e mundur,…ndoshta do të fitojmë, ndoshta do të humbim, por do të luftojmë në mënyrën e vërtetë”, shtoi Pandev.