Publikuar më 02 Јуни, 2017 në Lajme, Lajme
Maqedoni-Turqi
Ndeshje kontrolluese
5. qershor 2017, 19:45
Arena Nacionale “Filipi i Dytë”, Shkup.
Futbollisti më i mirë i Maqedonisë, Goran Pandev thotë se na presin dy ndeshje shumë të vështira kundër Tuqisë dhe Spanjës. Kapiteni i Maqedonisë fton publikun të jetë lojtari i 12-të për tu dhënë motiv shtesë futbollistëve në dy ndeshjet e rradhës.
“Mua, por edhe bashkëlojtarëve të mi gjithmonë na vjen mirë kur luajmë kundër më të mirëve. Turqia është përfaqësuese shumë e fortë, vijnë me formacion të plotë, mirëpo sigurisht se nuk do të mbrohemi. Patjetër të mbajmë ritmin gjatë gjithë 90-të minutave dhe të jemi të fokusuar”, thotë Pandev, duke vijuar. “Atmosfera është e shkëlqyeshme, shumë pozitive dhe gjithë me padurim presim fillimin e ndeshjes. Presim mbështetje të madhe nga tribunat. Të gjithë ne ndjejmë një energji pozitive kur luajmë për përfaqësuesen, kjo ndjenjë është shumë e fortë edhe të Turqia, mirëpo në futboll beteja zhvillohet në teren. Pas himnit nuk ka lodhje. Shkojmë për të dhënë më të mirën”, përfundoi Goran Pandev.
Të hënën, 5 qershor në orën 19:45 të mbështesim përfaqësuesen e #Maqedonisë në ndeshjen kontrolluese me Turqinë.
Biletat me çmim prej 100, 200 dhe 400 denarëve mund të sigurohen përmes rrjetit shitës të
mktickets, punktin zyrtar të FFM-së në Skopje City Mall, ndërsa prej të dielën edhe në pikën e shitjes së biletave te Arena Nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup.
Rrjeti shitës i Mk Tickets:
Shkup:
NEPTUN te stadiumi
NEPTUN Siti Mall,
NEPTON pranë Mr. Bricoladge
Jugoton QTQ kati i I-rë
Palestra Universale - Shkup
Tobako – MPM Press
Tobako Gogo - Draçevë
Tobako Drvodekor
Tobako 2 - Shkupjanja
FFM punkti në Skopje City Mall
Në qytetet tjera të Maqedonisë:
Sallonet e NEPTUN-it në: Veles, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Kavadar, Shtip dhe Koçani.
Nju Tobako - Ohër
Online:www.mktickets.mk и www.karti.com.mk