Publikuar më 10 Ноември, 2016 në Lajme, Lajme
Kapiteni i përfaqësues A të Maqedonisë, Goran Pandev thotë se Maqedonia ka të drejtë të shpresojë në lojë të mirë kundër favoritit të madh Spanjës në ndeshjen që pas dy ditëve do ta luajmë në stadiumin 'Nuevo Los Karmenes' në Granadë.
"Nëse jemi të vërtetët dhe nëse secili në ekip kryen detyrën e tij dhe punon për kolektivin atëherë mund të jemi optimistë dhe të besojmë se mund të zhvillojmë ndeshje të mirë. është e qartë se Spanja është favorit, një prej përfaqësueset më të forta botërore dhe ne duhet të jemi maksimalisht të koncentruar. Duhet të kuptojmë se ekipi është ajo që nxjer individin në plan të parë, shumë me rëndësi është ashtu të sillemi edhe në teren. Vertet na ka munguar fati sportiv në ndeshjet paraprake, nuk ishte e thjeshtë për t'i pranuar ato rezultate, mirëpo patjetër të çojmë kokën dhe sërish të dalim me qëllim për të luajtur lojën tonë dhe të kërkojmë gjëra pozitive. Ndjehem i përgatitur, besoj se edhe futbollistët tjerë kanë motiv dhe dëshirë për ndeshje të madhe, mbetet të dalom në teren dhe të luftojmë", deklaroi Goran Pandev.