Publikuar më 20 Јуни, 2021 në Lajme
Kapitëni i përfaqësueses
së Maqedonisë Goran Pandev në pres – konferencën para ndeshjes me Holandën
paralajmroi që nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me ekipin përfaqësues.
“Kjo do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Maqedonisë. Kjo gjeneratë arriti të bëjë suksesin historic në futbollin e Maqedonisë dhe vlerësoj së është moment i duhur për ti dhënë lamtumirën fanellës së përfaqësueses. Këtyre djemve ju dëshiroj edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe jam i sigurt, duke njohur kualitetet e tyre, shumë herë në të ardhmen do të na bëjnë të lumtur”, tha Pandev.
Ai tha se është i lumtur që ndahet nga përfaqësuesja në një mënyrë të tillë, në një garë të madhe.
“I lumtur jam që tërhiqem në këtë mënyrë. Nuk mund të ishte lamtumira më e mirë nga Maqedonia në një Kampionat Europian. Kam emocione, por e di se si do ti përballojë ato”, ka thënë Pandev.