Publikuar më 20 Октомври, 2015 në Lajme
Seleksionuesi i ri i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski sot në Xhenova zhvilloi takim me Goran Pandevin në të cilin u konfirmua se ‘Il grande Machedone’ sërisht do të jetë udhëheqës i përfaqësueses tonë. Goran Pandev do të vijë në Maqedoni në vigjilie të takimit kontrollues me Malin e Zi, ndërsa në funksion të përfaqësueses A tërësisht do të vihet pas dy ndeshjeve kontrolluese të 12 dhe 17 nëntorit.
“Jam i lumtur që sërisht do të jemë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Kemi biseduar me seleksionuesin e rid he jam i gatshëm të kthehem në ekipin përfaqësues. Ka kaluar kohë e gjatë nga paraqitja ime e fundit për Maqedoninë dhe sinqerisht aspak nuk është për mua e njëjtë kjo që ndodh. Përkundrazi, i kam përjetuar keq gjithë ndodhitë në lidhje me përfaqësuesen, mirëpo kjo është periudhë që duhet ta lëmë pas neve. Tani kemi qëllim tjetër. Të bashkohemi dhe të mundohemi të jemi të suksesshëm. Secilit ekip përfaqësues i duhet mbështetje, besoj se bashkarisht do t’ia dalim të ngrejmë nivelin e motivit dhe cilësisë”, deklaroi Goran Pandev.