Publikuar më 20 Март, 2017 në Lajme, UEFA Super Cup
"Si që e dini të gjithë më 8 gusht Shkupi dhe arena
nacionale do të jenë vendas të ngjarjes së madhe të futbollit-Super Kupës së
UEFA-së, ndeshje në të cilën do të përballen dy skuadrat më të mira në Evropë,
fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Liga Evropës. Si Federatë e
futbollit të Maqedonisë ne jemi krenar që merituam shansin të organizojmë deri
tani ngjarjen më të madhe sportive në historinë tonë. Falënderim për UEFA-në
për besimin e dhënë. Në këtë mënyrë na hapen dyert për organizim të ngjarjeve
të këtij profili edhe në të ardhmen. Një prej qëlimeve parësore të UEFA-së
është zhvillimi i futbollit në gjithë pjesët e Evropës, për ne shumë me rëndësi
është që përmes kësaj ngjarje edhe ne si federatë të japim kontribut dhe ta
ofrojmë futbollin te tifozët dhe mbështetësit e saj", u shpreh presidenti
i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
"Unë dhe të gjithë në Maqedoni kemi nder dhe kënaqësi që një prej ambasadorëve tanë më të mëdhenj në të gjithë kohërat do të jetë fytyrë mbrojtëse e Super Kupës së UEFA-së. Zyrtarisht e prezantoj Goran Pandevin për ambasador të Super Kupës-Shkupi 2017. Goran në vitin 2010 me Interin luajtët në finalen e Super Kupës, gjithë ne kemi bërë tifo për ty dhe prisnim të çojsh lartë trofeun në Monako, nuk arritët me Interin, miëpo tani roli është shumë më falënderues... të uroj që në shtëpi, në Maqedoni do të ngrejsh trofeun më të madh dhe do të promovosh Super Kupën dhe Maqedoninë tonë si vendase të ngjarjes”, përfundoi Gjorgjioski.
Goran Pandev potencoi se është nder i madh që Federata e futbollit të Maqedonisë i ndan këtë rol dhe premton se do të bëjë maksimumin sa më mirë të promovojë ngjarjen që e organizojmë në Shkup.
“Falënderime për besimin e dhënë. Do të jetë nder i madh që si maqedonas të jem ambasador i Super Kupës së UEFA-së për vitin 2017. E dimë se do të luajnë dy fitues të Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës dhe do të jetë kënaqësi e madhe t’i shikojmë në Shkup”, tha futbollisti më i mirë i Maqedonisë. “Unë personalisht do të doja në Shkup të shikoj ndeshje ndërmjet Mançester Junajtedit, si fitues të Liga Evropës dhe ndonjërës prej skuadrave që do tani përbëjnë dyshen e çerekfinales Barcelona-Juventus”, thotë Pandev.
“Si do që të jetë, e di se do të jemi vendas të mirë për çdo skuadër që do të vijë. Miqve të mi nga Juventuesi dhe tifozëve të tyre, nëse ata do të jenë fitues të Ligës së Kampionëve do tu bëj me dije se Maqedonia është vend i mrekullueshëm në të cilën i pret një mikëpritje e ngrohtë”, përfundoi Pandev.