Publikuar më 27 Март, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë shënoi fitore të madhe 2:0
përballë Anglinë në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues elitar të UEFA-së
për kualifikim në Kampionatin Europian. Për fat të keq kjo fitore vlen vetëm për
prestigj, pasi që nuk mjaftoi për të lëvizur nga vendi i fundit në grup.
Anglia me disa talentë të mëdhenj ishte favorit i madh dhe vinte pas dy fitoreve ndaj Letonisë dhe Hungarisë në dy ndeshjet paraprake, ndërsa Maqedonia kërkonte të tregojë se mundet më shumë se sa dy disfatat në takimet paraprake. Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Maqedoninë, kur në minutën e tretë Jani Atanasov prodhon një kryevepër dhe shënon gol të bukur me gërshërë për avantazh 1:0 të Maqedonisë. Në vazhdim anglezët kërkonin barazimin dhe humbën disa mundësi, ndërsa Maqedonia nuk arriti të sjellë golin e dytë pas disa rasteve të mira. Në pauzë u shkua me rezultat minimal 1:0 ndërsa pjesa e dytë shkoi me tentime të pasuksesshme të anglezëve për të barazuar. Pasi u mbrojtën me sukses deri në fund të kohës së rregullt, shpresat e vendit në kohën shtesë sollën golin e dytë kur Çurlinov dhe Manevski prodhojnë aksion të bukur, ndërsa Dimitar Mitrovski sjell përfundim të saktë për të vulosur fitoren 2:0.
Sot në kuadër të të njejtit grup u luajt edhe sfida Letoni-Hungari, në të cilën fitore 3:2 shënuan letonezët.
Në fund pas tre xhirove dhe fitores së bukur ndaj Anglisë, Maqedonia U19 ndalet e fundit në grupin kualifikues për Kampionatin Europian, pasi vendimtare ishin disfatat nga Letonia dhe Hungaria në dy xhirot e para. Vendin e parë me 6-të pikë zuri Anglia që shkon në KE, ndërsa mbeti e para edhe pse kishte pikë të barabarta me Letoninë e vendit të dytë, por anglezët triumfuan në duelin direkt mes veti.