Gjurovski publikoi listën për ndeshjen me Bjellorusinë dhe Australinë

Publikuar më 17 Март, 2015 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjet që pasojnë me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe takimin kontrollues me Australinë më 27 dhe 30 mars në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Për ndeshjen  kualifikuese të Euro 2016 në Francë dhe takimin miqësor seleksionuesi Gjurovski ka ftuar shumë futbollistë të ri”

Portierë: Tome Paçovski, Kristijan Naumovski, Martin Bogatinov

Mbrojtës: Vançe Shikov, Bojan Markovski, Daniel Georgievski, Darko Vellkovski, Kire Ristevski, Stefan Ristovski

Mesfushorë: Arian Ademi, Urosh Matiq, Artim Pollozhani, Enis Bardhi, Aleksandar Trajkovski, Mario Gjurovski, Ferhan Hasani, Bllagoja Todorovski, Marjan Radevski, Agim Ibraimi

Sulmues: Dejan Bllazhevski, Krste Vellkovski, Besart Abdurahimi

“Dua të jem i qartë dhe të potencoj se disa futbollistë që ishin standard dhe një kohë më të gjatë kanë qenë pjesë e përfaqësueses nuk janë ftuar për arsye se nuk jam i kënaqur me formën e tyre momentale. Fanella e ekipit përfaqësueses duhet të paraqesë nder dhe secili futbollist patjetër të ketë përgjegjësi të madhe. Jam përcaktuar për një stil loje që kërkon shumë lëvizje, mobilizim dhe futbollistë të ulët në sulm. Besoj në këtë ekip që do të sjellë një stil shumë më ndryshe të lojës nga ajo që kemi praktikuar në ndeshjet paraprake. Në futbollin modern nuk ka kundërshtar të lehtë. Dueli me Bjellorusinë do të jetë i vlerës së madhe për përfaqësuesen tonë. Prej futbollistët e mi të tregohen në mënyrën më të mirë. Nëse do të marrë çertifikatë nga FIFIA, Urosh Matiq do të jetë në formacionin e përfqësueses së Maqedonisë”, deklaroi seleksionuesi Boshko Gjurovski.



   
   
Reprezentacioni A