Gjurovski publikoi listën për ndeshjen kundër Luksemburgut

Publikuar më 29 Септември, 2014 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Boshko Gjurovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen kundër Luksemburgut më 9 tetor në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Në listën e seleksionuesit Gjurovski gjenden këta futbollistë:

Portierë: Tome Paçovski (Mehelen, Belgjikë), Andreja Efremov (Metalurg), Darko Tofilovski (Koshice, Sllovaki)

Mbrojtës: Vançe Shikov (Austria Viena, Austria), Daniel Mojsov (Bran, Norvegji), Ardian Cuculi (Partizani Tirana, Shqipëri), Darko Velkovski (Rabotniçki), Darko Glishiq (Vardar), Stefan Ristovski (Parma, Itali), Aleksandar Damçevski (NAC Breda, Holandë)

Mesfushorë: Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Muhamed Demiri (St. Galen, Zvicër), Marjan Radeski (Metalurg), Nikolla Gligorov (Vardar), Aleksandar Trajkovski (Zlute Varegem, Belgjikë), Stefan Spirovski (Beroe, Bullgari), Muarem Muarem (Qarabah, Azerbejxhan)

Sulmues: Agim Ibraimi (Maribor, Slloveni), Adis Jahoviq (Krilija Sovjetov, Rusi), Jovan Kostovski (Leuven, Belgjikë), Krste Velkovski (Saraevë, B e H), Besart Abdurahimi (Lokeren, Belgjika), Mirko Ivanovski (Kluzh, Romani).

“Edhe pse kemi dy ndeshje për disa ditë, megjithatë në këtë moment ndeshja e parë me Luksemburgun është më e rëndësishme. Duhet që të gjithë ta kemi të qartë se në futbollin modern nuk ka ekipe të dobëta, Luksemburgu ka ngritje të madhe në lojë, luajnë me shumë disciplinë, si ekip janë të organizuar, punojnë sipas drejtimeve moderne dhe për ne nuk do të jetë aspak lehtë. Luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë dhe pres të gjithë lojtarët të jenë në nivel të lartë dhe të fitojmë tre pikët. Në këtë moment vlerësoj se kam zgjedhur më të mirët, dua të jemi edhe më ofenziv se sa ndeshjen e parë kualifikuese me Spanjën. Ferhan Hasani për fat të keq është lënduar dhe ndoshta do të detyrohet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, në listë nuk është edhe Daniel Georgievski për shkak se mungoi disa muaj dhe ende nuk ka hyrë në ritëm garues. Triçkovski për shkak të angazhimeve në klubin e tij tërhiqet nga ekipi kombëtar”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski.

Grumbullimi para ndeshjes me Luksemburgun do të realizohet më 6 tetor në hotelin ‘Gran Plazza’ në Shkup. Deri në ndeshjen e 9 tetorit, përfaqësuesja e Maqedonisë do të realizojë tre seanca stërvitore, të hënën, të martën dhe të mërkurën nga ora 17:00 në terenet e kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’.



   
   
Reprezentacioni A