Gjurovski: Guximshëm, mençur dhe me diciplinë

Publikuar më 13 Ноември, 2014 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja e Maqedonisë të shtunën në orën 20:45 në Arenën kombëtare ‘Filipi i Dytë’ zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski thotë se do të mundohemi të befasojmë liderin e grupit tonë.

“Edhe pse ndeshja është shumë e rëndësishme, qasja jonë duhet të jetë si në çdo përballje tjetër. Të mundohemi të imponojmë stilin tonë, të përsërisim gjërat e mira në fazën ofenzive si në takimin me Ukrainën, mirëpo të shënojmë gold he të luajmë mençur dhe të diciplinuar në mbrojtje. Gjithmonë jam optimist, edhe unë edhe futbollistët e dijmë kualitetin e Sllovakisë, jemi të vetëdijshëm për atë që na pret dhe do të mundohemi të japim më tëmirën nga vetja. Kundërshtari është shumë i fortë, mirëpo përse mos t’i befasojmë”, thotë seleksionuesi Boshko Gjurovski.

Edhe pse përballet me probleme për shkak të mungesës së Agim Ibraimit dhe lëndimit të Aleksandar Trajkovskit, udhëheqësi i Maqedonisë shton se detyra kryesore është që të zgjidhen lojtarët të cilët në momentin i kemi në dispozicion.

“Detyra kryesore është të zgjedhim lojtarët e duhur, posaçërisht kjo vlen për ndeshjet e llojit të këtillë ku karakteri i futbollistit luan rol të rëndësishëm. Nëse duam të arrijmë sukses, patjetër të plotësohet ky mozaik për të patur në fund paraqitjen që në fund do na bëjë të gjithëve krenar dhe për këtë do ta kemi edhe për pak fat. Shumë e rëndësishme është mënyra e komunikimit të futbollistëve në vija të caktuara në lojës, ndërsa unë shpresoj se do jetë në nivel të lartë. Kërkojmë transformim të shpejtë të futbollistëve dhe adaptim të lojtarëve në formacion. Vetëm në atë mënyrë do të mund të arrijmë rrezultatin e dëshiruar”, përfundoi Gjurovski.



   
   
Reprezentacioni A