Gjorgjioski: Pyetjet morën përgjigje, dashamirët e vërtetë të futbollit nuk guxojnë të gënjehen

Publikuar më 05 Март, 2016 Lajme


Edhe pse dikush pretendonte të bindte opinionin se pyetje të caktuara do të mbeten pa përgjigje në Kuvendin e Rregullt vjetor të FFM-së, megjithatë presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, z. Ilço Gjorgjioski insistoi t’u jepte përgjigje të njëjtave. Mirëpo, jo për tu mbrojtur nga udhëheqësi i rejshëm për shpëtimin e futbollit, por për shkak se opinioni dhe dashamirët e futbollit nunk meritojnë të genjehen.

“Unë jam president i Federatës së futbollit të Maqedonisë. Obligimi im është të jap përgjigje gjithë pyetjeve para jush. Në periudhën që lëmë pas u paraqit një grup i ashtuquajtur ‘Këshill iniciativ’ i udhëhequr nga xhelati i dikur një prej klubeve më të dashura në Maqedoni, KF Cementarnica. Në shumë komunikata të tyre kishin titullin ‘Pyetjet të cilat nuk do të parashtrohen në Kuvenin e ardhshëm të FFM-së’.

Të nderuar miq, unë insistoj të jap përgjigje. Jo për atë se meriton udhëheqësi i rejshëm i atij grupi, por sepse dashamirët e sinqertë të futbollit nuk meritojnë të gënjehen.

Sa i përket regularitetit të Kovendit të jashtëzakonshëm dhe emërimit tij për president të FFM-së në vitin 2002-unë isha kandiduar përmes Lidhjes amë të futbollit. Rregullësinë e komplet dokumentacionit dhe procedurave për kandidatura për funksionin president i FFM-së i konfirmoi trup përgjegjës i zgjedhur nga udhëheqësia e atëhershme. Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhur u organizua nga udhëheqësia e atëhershme e FFM-së. Në atë Kuvend të pranishëm ishin përfaqësues të UEFA-së dhe FIFA-s. Deri ditën e sotme, askush të njëjtën nuk e ka kontestuar.

25 vite kam qenë futbollit, 10 vite trajner i futbollit. Gjithë jetën i’a kam kushtuar futbollit. Përfitoj nga futbolli për të jetuar nga futbolli. Dhe asnjëherë nuk kam fshehur, as jam prezantuar rejshëm se nuk kam kontratë profesionale me Federatën e futbollit të Maqedonisë.

Kompanitë-firmat të cila ‘pa mos ju dridhur qepalla’ i përmendin dhe i lidhin me mua dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë, me përgjegjësi ju bind se në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje bashkëpunimi me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe nuk janë të lidhura me punën në federatë. Federata e futbollit të Maqedonisë prej kur jam unë kryetar deri sot nuk ka hedhur mjete përmes asnjë baze në firmat e përmendura.

Në sekretariatin e përgjithshëm të FFM-së janë të punësuar 45 persona. Nga viti 2012 deri sot ka punësime të reja nga të cilat një pjesë kanë të bëjnë me persona që edhe vitet paraprake, shumë para se unë të bëhem kryetar kanë qenë pjesë e federatës dhe të njëjtët janë angazhuar. Në pajtueshmëri me zakonet e reja të cilat edhe e obligojnë atë këtyre personave u është ofruar marëveshje për punësim dhe u është zgjidhur statusi. Ritja e numrit të të punësuarve në sekretariatin e përgjithshëm u shfaq si nevojë për shkak të rritjes së fluksti të punës, aktiviteteve dhe projekteve të reja në të cilat u kyç FFM-ja. Mënyra e punësimit është në bazë të rekomandimeve pozitive dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë.

Vitin e kaluar nga kjo foltore, u njoftova se Këshilli Drejtues i FFM-së ka sjellë vendim për të dërguar aplikim që qyteti i Shkupit dhe arena nacionale ‘Filipi i Dytë’ të jenë organizatorë të Super Kupës së Evropës për vitin 2017. Të shumtë ishin ata që shikonin me skepticizëm, mirëpo ne e fituam atë.

Në fund dua të potencoj, futbolli na ofron dhe kërkon të jemi përgjegjës. Obligimi ynë, bashkë me gjithë ju është që të bëjmë fanellën e Maqedonisë simbol të bashkimit tonë.

Ju falenderoj që respektin dhe fer-prejin e keni mbjellur në vlerat tuaja të futbollit.

Kënaqeni me futbollin, por edhe me jetën”, deklaraoi presidenti Ilço Gjorgjieski para se të lëshojë foltoren dhe palestrën nën duartrokitje të të pranishmëve në Kuvendin e rregullt vjetor.



   
   
Reprezentacioni A