Gjorgjioski: Futbollistët treguan kualitet dhe përgjegjësi, FFM do ti shpëblejë për përkushtimin e tyre

Publikuar më 29 Март, 2016 Lajme


Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski ka organizuar pritje për futbollistët dhe stafin teknik të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë pas arritjes nga Franca, ku zhvilluam ndeshje të shkëlqyeshme në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë luajti 1:1 kundër një prej përfaqësueseve më kualitative në botë dhe ruajti gjasat për kualifikim më të lartë në grupin eliminator.

“Ju uroj për ndeshjen e madhe. Sigurisht nuk ishte e thjeshtë të luani kundër një rivali të fortë në teren mysafir dhe para tribunave të mbushura, mirëpo ju treguat karakter dhe guxim të madh në ndeshjen kundër Francës. Vërtet keni treguar gjithë potencialin dhe përgjegjësinë për fanellën që bartni. Shpresoj që të njëjtën qasje do ta ruajmë deri në fund të kualifikimeve dhe do të kemi momente të bukura për t’i ndarë bashkë. Edhe një herë urime për gjithë ju dhe stafin teknik” ishin fjalët e presidentit Ilço Gjorgjioski me të cilat u drejtua përfaqësueses U 21.

Presidenti i FFM-së ceki se Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka sjellë vendim për të shpërblyer paraqitjen e shkëlqyeshme të përfaqësueses U 21 kundër Francës. 






   
   
Reprezentacioni A