Gjorgjioski: FFM u ofron dorën e bashkëpunimit gjithë atyre që dëshirojnë zhvillimin e futbollit tonë

Publikuar më 18 Февруари, 2017 Lajme


“Periudhën e kaluar si asnjëherë më parë në historinë e futbollit të Maqedonisë investojmë edhe mund dhe finansa për ndërtimin e infrastrukturës së futbollit. Si federatë do të ishim shumë të gëzuar nëse do të kishim prej më parë dhjetra terene me bar sintetik dhe reflektorë prej Shkupi, e në Manastir dhe Prilep, deri në Strumicë, Ohër dhe Tetovë, mirëpo fakt është se për më shumë se dy dekada nuk është ndërtuar asnjë teren i vetëm apo fushë.

Puna e infrastrukturës nuk është vetëm teorike. Kur shtetet e zhvilluara të futbollit thonin se “investojnë në futboll”, sigurisht se nuk kanë menduar se “kanë hyrë në shitore dhe kanë vlerë lojtarë të mirë”. Jo, ata ndërtuan palestra, stadiume, blenë përgatitje, bënë program për punë dhe fituan-rezultat. Kur investoni në sport, investoni në infrastrukturën sportive.

Në këtë Kuvend arritëm të vazhdojmë politikën e deritanishme të FFM-së. Kjo nënkupton fokus të plotë në rikonstruimin e stadiumeve, investime në gurpmoshat e reja, respektim i strategjisë nacionale, mundësim i gjithë kushteve të nevojshme për përgatitje të reprezentacioneve.

Punojmë në mënyrë stabile dhe mund të kujdesemi jo vetëm për reprezentuesit, por edhe të investojmë në projekte të reja. Jam krenar për ndërtimin e qendrës stërvitore, tereneve me barë sintetik dhe rikonstruimin e stadiumeve në Manastir, Prilep, Shtip dhe Shkup.

FFM, megjithatë kërkon mbështetje nga vetëqeverisjet lokale, komunat patjetër t’u përmbahen afateve dhe të respektojnë detyrimet e firmosura. Jemi të sigurtë se investimi në qendrat e futbollit sërish do të rikthejë dashamirët e sportit në ndeshjet tona.

Një prej prioriteteve kryesore mbetet zhvillimi i futbollit te grupmoshat. Kemi bërë punë të madhe me Akademinë e futbollit e cila funksionon në kuadër të FFM-së, mirëpo qëllimi ynë është t’u ndihmojmë edhe klubeve për të zhvilluar bazat e grupmoshave. Periudhën që pason do të fokusohemi në dy projekte shumë të rëndësishme për futbollin te të rinjtë.

Programi i UEFA-së për zhvillim të futbollistëve të rinjë elitar do të mundohemi bashkarisht ta realizojmë edhe me klubet. FFM edhe në mënyrë logjistike edhe finansiare do t’u jep përkrahje klubeve në drejtim të punës me fëmijë të moshës prej 7 deri 12 vjeç sipas programit elitar anglez ‘Kerver’, ndërsa të rinjtë të moshës deri 16-të vjeçare do të punojnë sipas programës së UEFA-së për futbollistë të rinjë elitar.

Nëse ajo mënyrë e punës sjell rezultate në më shumë se 300 futbollistë të rinjë në Akademinë e FFM-së, do të jetë në interes të madh edhe për më shumë se 7 mijë fëmijë që ushtrojnë në klube.

Akademinë e futbollit në kuadër të FFM-së do ta kompletojmë me investim shumë të rëndësishëm, që është përfundimi i punëve të kapacitetit hotelerik për qëndrim të lojtarëve në ndërtesën në kuadër të “Shtëpisë së Futbollit”. Në atë mënyrë fëmijët nga Akademia dhe të rinjtë e përfaqësueseve të shpresave do të kenë shtëpi të vërtetë të futbollit ku bashkarisht do të shkollohen, ushtrojnë, shoqërohen, bashkarisht të jetojnë....Akademija e futbollit është shkolla jonë për të ardhmen.

Për fat të keq FFM nuk ka instrumente me të cilat do të mund të luftonim kundër helmimit të përditshëm të opinionit nga njerëz të cilët dy dekadat e kaluara jo vetëm që nuk i sollën asgjë të mirë futbollit të Maqedonisë, por përkundrazi, me veprimet e tyre destruktive vetëm se na kanë harxhuar energjinë.

Më e lehtë është të shkruhen letra, komunikata..... Nga ato tekstualisht askush nuk ka dobi, më pak futbolli i Maqedonisë. Për çdo akuzë kemi mësuar edhe përgjigjen e UEFA-së dhe FIFA-s.

Është e qartë se rezultatet e përfaqësueses A nuk janë më të mirat, mirëpo besoj se jemi në rrugën e vëretë. Përparimi në lojë dhe përkushtimin e ekipit e kanë parë të gjithë. Për përfaqësuesen A shpesh flitet pak si me nënçmim, mirëpo patjetër të pranojmë se ajo përfaqësuee është e gjithë neve dhe duhet të njejtjës t’i japim mbështetje maksimale. Nëse pas humbjeve të tilla të pafata i dhemb në shpirt një Goran Padevi, atëherë nënkuptohet se kanë luftuar edhe në aspekt sportiv edhe me zemër.

Ëndra jonë për të fituar organizimin e një eventi të madh është realizuar. Finalja e Super Kupës së UEFA-së është ngjarje kolosale që do të sjellë numër të madh të dobive jo vetëm për FFM-në dhe qytetin e Shkupit, por edhe për Maqedoninë. Kjo është fitorja jonë, e përbashkët dhe falënderoj gjithë ata që kanë kontribuar të bëhet realitet.

Futbolli i Maqedonisë pas dy dekadave më në fund u bashkua dhe na gëzoi. Për disa muaj për herë të parë në histori një përfaqësuese futbolli nga Maqedonia do të merr pjesë në Kampionat Evropian. Vërtet jemi me fat që përfaqësuesja deri 21 vjeç është në mesin e më të mirëve në Poloni. Ata janë e ardhmja e futbollit të Maqednisë dhe u dëshiroj shumë fat.

Punojmë liga të bëhet më e mirë, fokusohemi në zhvillimin e kuadrove, edukimin e kuadrove profesionale dhe mundëosjmë mbështetje më kualitative institucionale për klubet.

Federata e futbollit u ofron dorën e bashkëpunimit institucioneve dhe sektorit të korporatëave, atje ku futbolli nënkupton promovim.

Kemi avansuar gjithë shërbimet në gara të ndryshme, prej ogranizatës së arbitrave, përmes delegatëve dhe kontrollorëve, kemi arritur efikasitet më të madh në drejtësi dhe vendimet disciplinore.

Nuk ikim nga sfidat që kemi para neve, detyra dhe obligimi ynë është të japim kontribut maksimal në drejtim të avansimit të futbollit të Maqedonisë.

Të jemi krenar me përfaqësuesen, të jemi krenar me shpresat, të jemi krenar me klubet tona, trajnerët tonë, arbitrat, vetëranët.

Të mundohemi të sigurojmë ardhmëri të ndritur për futbollin e Maqedonisë”, përfundoi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.



   
   
Reprezentacioni A