Publikuar më 12 Ноември, 2016 në Lajme
Në pritje të ndeshjes së sontme kualifikuese ndërmjet Spanjës dhe Maqedonisë për kualifikimet e Botërorit të vitit 2018 takim zyrtar kishin drejtuesit e dy federatave të përaqësuara nga presidentët, ai i Federatës spanjole të futbollit, Anhel Vilar dhe njeriu i parë i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski.
"Ne jemi krenar që në anën tonë gjithmonë do të kemi mbështetjen e Federtaës së futbollit të Spanjës dhe presidentit Vilar. Dashuria dhe përkushtimi ndaj futbollit na bën të jemi më të mirë nga dita në ditë. Kënaqësi është që kohëve të fundit me një sy pozitiv shifet futbollit i Maqedonisë, kualifikimi i përfaqësueses tonë për të rinjë në Kampionatin Europian ishte shkak për urime nga ana e përfaqësuesëve të federatës së Spanjës, ndërsa shpresoj se edhe rezultatet tona dhe sukseset shumë shepjt do t'i arrijmë edhe me përfaqësuesen A. Patjetër gjithë të identifikojmë vlerën dhe rolin e futbollit dhe të luftojmë bashkarisht", deklaroi mes tjerash në fjalimin e tij presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
Në këtë takim të pranishëm ishin njerëz më ndikim në futbollin spanjol, ndërsa mysafir i Federatës së futbollit të Spanjës ishte edhe kryetari i qytetit të Granadës.