Gjoko Zajkov: Më vlen shumë goli që shënova, mirëpo më me rëndësi është fitorja

Publikuar më 20 Ноември, 2014 Lajme


Gjoko Zajkov është një prej mbrojtësit tanë më të talentuar të rinj. Lartësia, forca, koordinimi i drejtë dhe lojë në ajër janë karakteristikat që i posedojnë mbrojtësit modern, ndërsa Zajkov në çdo ndeshje të rradhës konfirmon këta kualitete. Futbollisti i ri i Renit të Francës kishte rol të rëndësishëm në fitoret e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë në takimet kontrolluese me Rumaninë dhe Malin e Zi, me atë që në takimin e fundit shënoi golin për ekipin përfaqësues që drejtohet nga Bllagoja Milevski.

“Kemi luajtur ndeshje kualitative, realizuam atë që kërkonte nga ne seleksionuesi dhe jemi të kënaqur me atë që treguam. Gjithë ekipi përgatitet profesionalisht, kemi mbështetje të plotë nga seleksionuesi dhe stafi teknik. Atmosfera në përfaqësuese është në nivel të lartë, respektohemi ndërmjet veti, bisedojmë, shoqërohemi, thjesht funksionojmë si një familje e madhe e cila ka qëllimet e veta”, deklaroi Zajkov.

Ai thotë se gjithë përfaqësuesja patjetër të jetë në nivel të lartë nga arsyeja se janë të vetëdijshëm për kualitetet e tyre dhe kanë mbështetjen e nevojshme nga rrethi futbollistik.
“Mendoj se posedojmë kualitet për tu kualifikuar në një garë të madhe. Mendimi im është se gjithë ekipi punon profesionalisht, përgatitja e futbollistëve është shumë me rëndësi, ndërsa ne kemi mbështetje të plotë nga seleksionuesi dhe stafi teknik. Besojmë në aftësitë tona dhe në realizimin e qëllimit të vendosur, e ai është Euro 2017. Për të arritur këtë nevojitet shumë sakrificë, shumë punë, mund dhe energji”, thotë Zajkov.

Ish-futbollisti i Rabotniçkit ka vetëm fjalë miradie për Renin, ekipin për të cilin luan momentalisht.

“Kushtet për punë këtu janë në nivel më të lartë, terenet në të cilët ushtrojmë janë të përkryer. Në seancat stërvitore punohet shumë, në skuadër ka futbollistë me përvojë dhe eksperiencë ndërkombëtare dhe gjithë kjo për mua është motiv i madh për punë të palodhshme dhe insistim për tu imponuar sa më shpejtë në ekipin e parë si futbollist standard”, tregon qëllimet e tij Zajkov.

Futbollisti i ri i repartit të mbrojtjes thotë se në rradhë të parë për të me rëndësi është të arrihet fitorja, pa marrë parasysh kush do jetë golashënuesi.

Golin që shënova kundër Malit të Zi sigurisht se më vlen shumë, pasi me atë gol shënuam fitore. Pas një kohe më të gjatë në ekipin kombëtar, ndërsa për herë të parë për U21 shënoj gol që më gëzon shumë dhe më motivon të punoj edhe më shumë në teren. Mirëpo për mua personalisht në rradhë të parë është fitorja dhe të ruaj portën tonë, ndërsa nëse shënoj gol gëzohem dhe më vlen, por më të rëndësishme janë dy të parat”, përfundoi Gjoko Zajkov.



   
   
Reprezentacioni A