Publikuar më 15 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Reprezentuesit e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë,
Gjoko Zajkov dhe Elif Elmas flasin për fillimin e Kampionatit Evropian dhe
ndeshjen e parë me Spanjën. Maqedonia e drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja
Milevski më 17 qershor në stadiumin në Gdinje do të përballet me Spanjën, ndërsa
në grup ka kundërshtarë edhe Serbinë dhe Portugalinë.
“Spanjë është një prej përfaqësueset më kualitative, në aspekt individual janë të shkëlqyeshëm. Mirëpo ne jemi 100% të motivuar dhe kjo vetëvetiu është pozitive. E dijmë se patjetër të mbajmë lartë nivelin e lojës gjatë gjithë ndeshjes dhe të jemi të disciplinuar. Kjo është ndeshja e parë për ne në Kampionatin Evropian, mirëpo dy vitet që kemi pas vetes kemi zhvilluar numër të mjaftueshëm të ndeshjeve kualitative dhe mendoj se nuk do të jetë e vështirë për ne të tejaklojmë presionin që bartin ndeshjet e këtilla”, thotë njëri prej kapitenëve të përfaqësueses U 21, Gjoko Zajkov.
“Gjithë së bashku, si ekip i vërtetë duhet sërish të tregojmë se mund të bartemi dhe të luajmë edhe kundër përfaqësueseve më të forta. Do na duhet pak fat, pasi megjithatë kjo është gara e parë e këtij niveli të lartë. Dalim të përballemi me Spanjën, që është një sfidë, përgjegjësi, por edhe kënaqësi. Presioni pozitiv do të jetë i pranishëm, mirëpo shpresoj shpejt ta tejkalojmë dhe të japim më të mirën”, deklaron i riu Elmas.