Gjenerata e re e futbollistëve deri 21 vjeç nisën përgatitjet për Malin e Zi.

Publikuar më 20 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Gjenerata e re e futbollistëve të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë kontrolluese me Malin e Zi më 24 mars në orën 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Seleksionuesi i Maqedonisë U 21, Bllagoja Milevski paralel punon në dy projkete. Në njërën anë përgatit gjeneratën e re për eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian në Itali në vitin 2019, ndërsa në anën tjetër përgatitet për pjesëmarrjen historike në Kampionatin Evropian të këtij viti që do të zhvillohet në Poloni në muajin qershor. Më 28 mars përfaqësuesja e Milevskit që siguroi pjesëmarrje në kampionatin kontinental do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Bullgarinë.

“Gjatë ditës së djeshme kemi realizuar stërvitjen e parë, Ennur Totre ankohej në lëndim të lehtë pas ndeshjes kontrolluese me Bregallnicën, mirëpo shpresoj të jetë në rregull dhe të konkurojë për ndeshjen me Malin e Zi. Vonë mbrëmë arritën Aleksa Amanoviq dhe Aleks Simovski, ndërsa kjo nënkupton se sot do të ushtrojmë me formacion të plotë. Sërisht potencoj se kjo do të jetë prova e fundit për futbollistët e rinjë, apo për ata që nuk kishin mundësi të jenë pjesë e kampeve selektive, të vërtetojnë kualitetin e tyre dhe të gjithëve të na dëshmojnë se kanë potencial për vend të përfaqësuese për ciklin e ardhshëm kualifikues”, deklaroi seleksionuesi, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A